Në Facebook shikohen 1 miliard video në ditë

Facebook po transformohet shumë shpejt në FaceTube. Rrjeti më i madh social në botë ka njoftuar se përdoruesit e tij kanë parë rreth 1 miliard video çdo ditë në rrjetin social që nga muaji qershor. Rreth dy e treta e këtyre videove janë parë në pajisjet mobile.

“Synimi i furnizuesit të lajmeve është që të sjellë historitë e duhura tek njerëzit e duhur në kohën e duhur, nga njerëz dhe gjëra që ju interesojnë”, shkroi në një postim në blog, Fidji Simo, kryetari i menaxhimit të projektit për video. “Dhe, njerëzit si kurrë më parë po shohin, shpërndajnë dhe shprehin veten e tyre me video në Facebook”.

Facebook e ka bërë më të lehtë për përdoruesit që të shpërndajnë video në faqet e tyre. Vetëm sfida me kovën e akullt, “Ice Bucket Challenge”, bëri që shumë përdorues të shpërndanin video në Facebook dhe Twitter. Për disa, kjo sfidë ka bërë që ata të krijojnë dhe të postojnë një video për herë të parë në Facebook.

Këtë javë, Facebook do të sjellë dy përditësime të reja tek rrjeti social, për të konkurruar fort me YouTube në hapësirën e videove në internet. Së pari, ajo do të prezantojë numrin e shikimeve të videove, ngjashëm me YouTube apo shërbimet e tjera për video. Përveç kësaj, Facebook po planifikon të sjellë më shumë video në furnizuesin e lajmeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button