Tre raste të reja të infektuar nga verdhëza në Kumanovë

Qendra për shëndet publik Kumanovë ka regjistruar tre raste të reja të sëmurë nga verdhëza të tipit A. Nga Qendra informojnë se bëhet fjalë për përhapje të sëmundjes nëpërmjet kontaktit mes dy familjeve.

Të infektuarit janë në moshën prej 4 deri 16 vjeç dhe janë mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm në spitalin e Kumanovës.

“Duhet të themi se ky numër është normal gjatë kësaj periudhe të vitit”, ka potencuar mjeku Aziz Bajrami infektolog në spitalin e Kumanovës.

Nga Qendra për shëndet publik thonë se po ndiqet me kujdes gjendja epidemiologjike.

Lajme të ngjashme

Back to top button