ASHAM debat: Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, duhet të sillen me konsenzus

Në debatin e Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë, ekspertët e fushës juridike debatuan për Kushtetutën dhe ndryshimet kushtetuese.

Ekspertët vlerësojnë se ndryshimet kushtetuese duhettë jenë rezultat i konsenzusit politik dhe shoqërorë dhe të përfshinë një analizë të përgjithëshme të funksionimit të sistemit juridik.

Ndryshimet e propozuara kushtetuese e shndërrojnë Kushtetutën e Maqedonisë në një vegël e cila shumë lehtë ndryshohet. Sipas profesorëve universitar njohës të kësaj materie, bie poshtë konstatimi se Kushtetuta e Maqedonisë bën pjesë në kategorinë e kushtetutave të ashtuquajtura të forta sepse sipas tyre mënyra se si vihet deri tek ndryshimi i këtij akti më të lartë juridik, përjashton Kushtetutën e Maqedonisë nga kategoria e kushtetutave të forta, dhe e klasifikon atë në kategorinë e kushtetutave të ashtuquajtura të buta. Në rast se bëjmë një kronologji do të shohim se këto ndryshme dhe plotësime janë të 8-tat me radhë nga miratimi I Kushtetutës.

“Kushtetuta e Maqedonisë në klasifikimin shkencorë të kushtetutave vlen si kushtetutë e fortë, bashkë me kushtetutën amerikane. Kushtetuta e Amerikës për më shumë se 200 vjet për 7 nenet e kushtetutës ka fituar 27 amendamente. Kushtetuta e Maqedonisë për 23 vjet do të fitoj 33 amendamente. Do të thotë bie klasifikimi”, deklaroi Gordana Siljanovska, profesor universitar.
“Me këto ndryshime ne për 23 vjet do të kemi 39 amendamente, apo në rast se dëshironi të luajmë pak matematikë, kjo nënkupton se mesatarisht në çdo 7 muaj nga një amendament. Me mënyrën se si kaluan të gjitha amendamentet në Kuvend, ne për fat të keq Kushtetutën tone e futëm në kategorinë e kushtetutave të buta”, u shpreh Jove Kekenovski, profesor Universitar.
Kryetari i ASHM-së Vllado Kambovski nënvizoi se ndryshimeve kushtetuese Maqedonia iu qaset pa ndonjë studim dhe analizë paraprake. Kjo u kundërshtua nga Tanja Karakamisheva, e cila për dallim nga Kambovski tha se shkenca nuk fle.

“Çdo ndryshim i rëndësishëm i Kushtetutës apo ndonjë reformë thelbësore e sistemit juridik duhet të bazohet mbi një evoluim shkencor dhe profesional. Duhet të theksohet se mungesa e studimeve të tilla evolutive, por edhe mungesa e studimeve në përgjithësi për funksionimin e rendit kushtetues paraqet dobësi tonën në përgjithësi”, theksoi Vllado Kambovski, kryetar I ASHM-së.

“Republika e Maqedonisë ka kapacitet dhe potencial shkencorë që të përgatis një Kushtetutë të re e cila do ti sublimonte të gjitha kualitetet juridike ndërkombëtare evropiane të cilat i mungojnë RM-së në këtë moment. Ekzistojnë analiza, nuk mund të themi se shkenca po fle edhe se shkenca nuk është në rrjedh me ngjarjet. Ekzistojnë analiza të shumta të cilat theksojnë dobësitë e kushtetutës sonë”, deklaroi Tanja Karakamisheva, profesor universitar.

Ndryshimet kushtetuese janë në debat publik 30 ditorë, ndërkohë që debati i sotëm ishte i pari i këtij lloji. Pas debatit publik, ndryshimet kushtetuese kthehen në qeveri dhe më pas në Kuvend, ku pritet deri kah fundi i tetorit edhe të miratohen.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. STRATEGJIA e ketij ligji eshte edhe me i thell , Ky ligj inicon Asimilimin e Shqiptarve qe tash e disa vite ka filluar me tekstet shkollore joadekuate dhe te cilate tekste nuk jane njelloj per te njejtet gjenerat. Si .p.sh klasa e tret e nje shkolle nuk i ka njelloj tekstet me shkollen tjeter. Apo dallim kan tekstet ne qytet e fshat etj. Krejt tekstet jane te pèrkthyera prej maqedon8shtes ne stilin Alla enciklopedi. Ja nje fakt:
    Shqiptaret muzike Shqip nuk mesojn , por kenga maqedone te perkthyera, qe nuk i perkasin melosit Shqiptar

Back to top button