fbpx

Pyetni sa para harxhon Qeveria për mediat, jo Fondacioni

Pyetja e vërtetë për të cilën pritet përgjigje tani më 8 vite nuk është se sa harxhon Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni (FSHHM), por sa harxhon Qeveria për financimin e mediave.

Për dallim nga FSHHM e cila rregullisht, në fund të çdo vitit informon publikisht se sa të holla ka harxhuar, Qeveria assesi të tregojë se sa para të qytetarëve ju ka ndarë disa media të afërta me qeverinë. FSHHM nuk financon dhe nuk harxhon para të qytetarëve dhe për këtë shkak nuk ka as për obligim që të arsyetohet ku i harxhon, edhe pse këtë e bën rregullisht në mënyrë transparente. Qeveria ka për obligim të jep raport se sa para të popullit harxhon për mediat, duke pasur parasysh se ato janë para të gjithë neve.

Veç më një periudhë të gjatë vazhdon kampanja kundër Fondacionit dhe mediumeve që nuk janë nën ombrellën e qeverisë, ndërsa tani dalin me teza të kota se sa para ka harxhuar FSHHM dhe sa rrugë dhe zona të lira mund të ndërtoheshin me këto para.

Ndërtimi i rrugëve është obligim i shtetit e jo i Fondacionit, qëllimi i së cilës është zhvillimi i shoqërisë demokratike dhe të drejtave të qytetarëve. Pa ndihmën e Fondacionit, dhjetëra gazetarë do të mbeteshin pa punë pasi Qeveri i mbylli mediat që nuk ishin nën kontrollin e saj. Sa më shumë që ka harxhuar Fondacioni aq më shumë shoqëria ka pasur dobi prej kësaj – në të kundërtën Maqedonia do të ishte në një errësirë të përgjithshme e mbetur vetëm me mediat që presin t’ju redaktohen tekstet nga objekti Ilindenska.

Nga këtu pyetja kryesore për të gjitha mediat është, edhe për ato ku reklamohet qeveria, jo sa ka harxhuar SOROSI por sa ka harxhuar qeveria deri më tani për reklamim në mediat proqeveritare dhe kur kjo shumë do të publikohet.

Jozyrtarisht, shuma është rreth 100 milion euro, dhe me këto të holla Qeveria në vend që të krijojë media dhe gazetarë të cilët nëpërmjet telefonit do ti diktojë çfarë të shkruajnë, mund të krijojë ashtu projekte që do të jenë në dobi të të gjithë qytetarëve. Jo që do të rekonstruoheshi 390 kilometra rrugë por 500 kilometra e jo dhjetëra kilometra siç është deri më tani.

Sigurisht me këto të holla mund që në shëndetësi përveç 100 milion, të investohen në mënyrë plotësuese edhe100 milion euro dhe në vend që për një kontroll të presin 6 muaj mund të presin të paktën 3 muaj. Kur do të shfrytëzoheshin të hollat ndryshe atëherë do të kishim më pak njerëz nëpër kontejnerë, më pak gropa dhe kratere në rrugë, do të shëtisnin njerëz më të lumtur, nuk do të kishte dhjetëra mijëra llogari të bllokuara. Kështu do të krijohej një shprehi tek qeveria se jo gjithmonë duhet të lavdërohet dhe mbrohet por si në çdo vend demokratik të mësohet të pranojë kritikat.

Nëse kësaj i shtohen edhe milionat nga projekti Shkupi 2014 të cilat sigurisht janë më së paku 300 milion euro, në vend të bronzit dhe mermerit në çdo hap të ndërtohej nga një fabrikë, nuk do të duhej të fshiheshin në mënyrë artificiale të papunësuarit në Agjencinë për punësim.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close