Zaev e shpalli Qeverinë nën hije

Bëhet edhe hapi i dytë për realizimin e Strategjisë për veprim politik të LSDM-së, ka deklaruar sot në konferencë për shtyp lideri i partisë Zoran Zaev.

Strategjia parashikon vendosjen e kuadrove të Sistemit qendror të komisioneve, që me kujdes do të ndjek punën e çdo ministrie, organi, institucioni, në nivel qendror dhe lokal dhe do të korrigjon politikat e pushtetit aktual.

LSDM ka formuar Drejtor të Sistemit qendror të komisioneve në të cilin janë të vendosur 5 drejtor ekzekutiv të cilët do të punojnë direkt në konsultim me mua si president i Lidhjes Socialdemokratike dhe do të koordinojë punën e 17 komisioneve. Ekipi është i përbërë nga anëtarët në vijim:

Drejtor ekzekutiv dhe kryetare e Komisionit për punë të jashtme, dhe e obliguar edhe për komisionet për shoqëri informatike dhe administratë dhe për çështje evropiane është zëvendës kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

Drejtor ekzekutiv i ngarkuar për komisionet për financa, për ekonomi, për vetëqeverisje lokale, për punë dhe politikë sociale dhe për energjetikë është nënkryetari i LSDM-së, Vanço Uzunov.

Drejtor ekzekutiv për komisionin për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujëra, për transport dhe lidhje dhe për ambient jetësorë është nënkryetari, Damjan Mançevski dhe  Drejtor ekzekutiv për komisionet për shëndetësi, për arsim dhe shkencë dhe i Komisionit për kulturë është nënkryetari, Aleksandar Kiracovski.

Drejtoria e LSDM-së, në kontinuitet do të ndjekë proceset politiko-shoqërore në shtet, që ndikojnë mbi jetën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe do të sjell vendime për veprim politik të LSDM-së, vetëm sipas nevojave të qytetarëve të Maqedonisë.

Përveç kësaj është marrë vendim për formim edhe të 17 komisioneve që do të jenë korrigjues i përhershëm i institucioneve shtetërore dhe propozues i zgjidhjeve alternative të LSDM-së para qytetarëve, për problemet me të cilat ballafaqohen. Për kryetarë të komisioneve janë zgjedhur personalitete të cilët për shumë vite ndjekin punën në resorët që udhëheqin. Një pjesë e tyre janë anëtarë e Bordit ekzekutiv qendror, pjesë e tyre janë kryetarë të deritanishëm të këshillave të partisë.

LSDM paralajmëron se strategjia e re me përkrahje të qytetarëve do të thotë zero tolerancë për qeverisjen katastrofale të pushtetit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button