SASHK do të organizojë grevë ndaj Ligjit antikushtetues për arsim

SASHK nga dje është duke punuar për t’i informuar organizatat ndërkombëtare për punë, ambasadat e huaja dhe levizjen Sindikaliste Internacionale se në Parlament kanë kaluar ndryshmet e ligjit për arsim sipas të cilit nëse mësuesit bëjnë grevë në vend të tyre do të vijnë të tjerë. Thirrjen e SASHK do ta marr edhe presidenti Gjorgje Ivanov nga i cili do te kërkohet qe presidenti të mos e nënshkruaj këtë ligj sepse është antikushtetues.

“Ddefinitivisht më 29 shtator anëtarësia e Sindikatës do të del në grevë të përgjithëshme. Kjo pritet që të jetë definitive të dielën kur do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sindikatës. Kjo do të thotë se arsimtarët do të shkojnë në punë, por nuk do të zhvillohet mësim. Ndryshimet e ligjit jane bërë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me thyerjen e konventave ndërkombëtare për marrëdhënie pune”, thonë nga SASHK.

Ndryshimet e ligjit për arsim fillor dhe të mesëm janë sjellë me procedurë të shkurtuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button