Bankat në Maqedoni risin fitimet

Banka Popullore në Maqedoni i ka publikuar të dhënat e fundit më të reja për rezultatet financiare të sektorit bankar në Maqedoni, të cilat tregojnë se në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti është realizuar profit prej 19 milionë euro.

Më saktë, gjithsej 16 bankat në Maqedoni në gjashtëmujorin e parë mund të krenohen se kanë arritur profit prej 18.65 milionë euro, që është një rritje prej tre herë më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën kohë kur kishin arritur fitim prej 5.71 milionë euro.

Tre bankat më të mëdha, Stopasna Banka dhe NLB Tutunska banka kanë realizuar profit, kurse Komercialna Banka ka shënuar humbje.
Edhe te bankat e mesme është shënuar rritje, më saktësisht në gjashtëmujorin e parë ata kanë realizuar profit mbi 5 milionë euro, përkundër ptofitit prej 1.5 milionë euro që e kishin pasur në vitin e kaluar.

Bankat e vogla janë duke vazhduar të punojnë në zonën e humbjeve, edhe atë nëse vitin e kaluar kishin humbje prej 3.42 milionë euro, sivjet kanë humbje prej 3.24 milionë euro.
Kur të analizohen rezultatet financiare në Maqedoni, ato tregojnë se bankat vazhdojnë të fitojnë në mënyrë të mrekullueshme nga normat e interesit, por edhe nga provizionet dhe kompensimet të cilat i paguajnë nga qytetarët dhe firmat.

Lajme të ngjashme

Back to top button