Despotizimi partiak në universitete, pengon lëvizjet studentore

Bota ka ndryshuar për shkak të studentëve. Revolucionet, protestat, kryengritjet më të zëshme kanë filluar pikërisht nga studentët. Ide të ndryshme, ide që kanë ndryshuar mënyrën e jetesës tonë kanë dalur nga bankat shkollore, nga të rinjtë me entuziazëm të madh për të pasur një ardhmëri më të mirë, për t’ju kundërvënë padrejtësive dhe për të sjellë freski në vendimet që caktojnë fatin e tyre. Edhe Maqedonia ka qenë pjesë e këtyre ndryshimeve, ku studentët kanë kërkuar ndryshime, dhe kanë sjellë rezultate me këmbënguljet e tyre.

Ndër protestat që ja vlen të përmendet pas pavarësimit të Maqedonisë është protesta e studentëve të Shkupit në vitin 1997 me rastin e Ligjit për Arsim Pedagogjik apo ato të më përparshmet në vitet 1968  të organizuar nga Normalja e Tetovës .Por shembull më të freskët kemi themelimin e Universitetit të Tetovës në vitin 1994, iniciativa e të cilit filloi nga Bashkësia Kulturore Shqiptare në krye me prof.dr. Fadil Sulejmanin. Por ishin pikërisht studentët zanafilla e kësaj iniciative, shtylla e universitetit dhe vullneti për të luftuar çdo kundërvënie nga pushteti i atëhershëm që kundërshtonte arsimin e lartë në shqip.

 

Partizimi arsimor dhe pasiviteti i skajshëm studentor

 

Sot edhe pse kemi një arsim të lirë , problemet e studentëve vazhdojnë, por  zgjidhje për to si duket nuk ka.Pasivitet në maksimum, është fjalia që më së miri i karakterizon studentët e kohës së tanishme. Qyteti i Tetovës i cili ndryshe njihet dhe si qytet  universitar, i ka të mbushura lokalet e qytetit me studentë, ndërsa aktivitete studentore vërehen rallë e më rallë.

Tani kur numri i studentëve është kaq i madh në krahasim me vitet e kaluara pse kemi kaq studentë pasiv? Pse studentët e universiteteve janë indiferent ndaj probleme që ballafaqohen çdo ditë?

Sulejman Rushiti ish-ministër i Arsimit për inbox7 thotë që pasiviteti i studentëve tonë vjen si pasojë e mentalitetit despotik që është instaluar në të gjitha institucionet të cilat nuk frymojnë lirshëm, por janë shndërruar në makineri votash dhe parash për oligarkinë politike.    

“Institucionet arsimore si gjithçka tjetër janë partizuar skajshmërisht. Unionet e studentëve janë shëndërruar në degë partie. Pra, është korruptuar ajo që është më e rëndësishmja”. ”Mendimi.E ardhmja”,thotë Rushiti.

Arsimi jo shumë cilësor, vende të pakta pune, kushte jo të mira në objektet shkollore, mungesa e konvikteve, laboratorë, mungesë të sallave sportive, janë një ndër problemet më të cilat ballfaqohen studentët,ndërkaq vëzhguesit thonë që kjo situatë mund të tejkalohet vetëm nëse ndodhë një revolucion i madh mendor.

“Dalje nga kjo gjendje unë e parashoh vetëm me një revolucion të madh mendor. Shoqëria që nuk prodhon vlera konstante mbytet në varfëri, korrupsion, kaos, etj. Pra duhet të rivendosen vlerat. Kjo situatë nuk zgjidhet me këtë sistem ekzistues”, spjegon Rushiti.

Sipas tij problemet nuk do të mund të zgjidhen me të njëjtin koncept mendor me të cilin janë krijuar.

Ariton Rama, student , vlerëson që  pasiviteti i studenteve është një fenomen tejet diskutabël e qё nё fakt po mëshirohet me një heshtje te madhe, kështu duke u degraduar edhe mё thellё nё pasivitet.

Pasiviteti i studentëve ёshtё shumё dimenzional e pёr fat tё keq ёshtё i kapluar nё gjitha sferat vepruese qё mund tё merren studentet qoftë shkencore-intelektuale-kulturore dhe mbi gjitha mungesë e skajshme e vetëdijes tё frymës ,tё guximit reformues revolucionar”, thotë Rama për Inbox7.

Sipas Ramës një fenomen i këtillë qëndron te fakti se si funksionon sistemi i strukturës.

 

Presione ndaj organizatave studentore

 

“Studentët punësohen në emrin e partisë. Po tё inkuadrohemi nё nivel statistikash, tё punësuar ka mё shumё nё sektorin shtetёror se sa atё privat dhe kjo tregon varshmёrinë e popullit ndaj shtetit, ku pjesa bazike e kësaj varshmёrie janё studentët tё sa po diplomuar, qё nё njё dorё ka librezen e partisë e në  tjetrën diplomёn falso ose të blerё, ose të kryer me pёrkushtim por e nёnvlerësuar pёr hirё tё interesit”.

Ekzistojnë me qindra fakte që studentët fatkeqësisht janë të lidhur ngushtë me partitë në pushtet, sepse ajo është gati e vetmja garanci që ato kanë për të gjetur një punë menjëherë pas diplomimit.

“Kërcënimi” indirekt që ju bëhet studentëve për tu anëtarësuar në parti nëse duan në të ardhmen një vend pune, nuk është më tabu temë në shoqërinë tonë. Të gjithë e dinë një gjë të tillë, por nuk guxojnë publikisht të flasin. Kush është fajtorë kryesor për këtë gjendje?

Shaban Arslani, kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT)-së nuk ju përgjigj pyetjeve të redaksisë tonë se pse studentët e USHT-së, universitet ky i krijuar me shumë sakrifica, nuk angazhohen në aktivitete të ndryshme, janë pasiv ndaj problemeve të shumta që përballen dhe nuk e ngrenë zërin kundër padrejtësive të shumta?

Ndërsa Ilir Rexha, kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore(UEJ) për inbox7 thotë se pasiviteti i studentëve në Maqedoni vjen si pasojë  e gjendjes që ne përballemi çdo ditë, me mos vlerësime në punë dhe dije.Kjo arsyeja se pse studentët e kanë humbur motivimin për tu marrë me aktivitete të ndryshme.

“Mos vlerësimi korrekt i një studenti në aftësitë arsimore ka shtyrë deri te ajo që studentët  të regjistrohen në fakultet vetëm për të marrë diplomën dhe nëpërmjet partisë të futen në punë. Kjo demotivon të gjithë studentët të cilët kanë ambicie për të bërë diçka ndryshe por ato nuk kanë hapësira prej atyre që e kanë “të rezervuar” vendin e tyre të punës”.

Sipas Rexhës janë këto pasoje dhe faktorë  që detyrojnë shumicën e rinisë të lëshojë vendin për të siguruar jetë më të mirë.

 

Ikja jashtë shtetit

 

Pasiviteti i studentëve vjen si pasojë e mos kujdesjes të shtetit për këto të rinjë.Naim Iljazi nga organizata kulturore “Josif Bageri” për Inbox7 thekson që shteti i Maqedonisë për studentët nuk ka as kërkesa por as oferta.

“ Studenti ka të bëjë me ide konkrete dhe energjinë e vet e drejton tek kërkesat që ai/ajo dëshiron dhe ai/ajo i beson. Por nga rinia e Maqedonisë kjo energji nuk po gjen hapësirë të shfrytëzohet. Ndërsa ofruesi kyç, pra shteti, është aq dinak sa arin të kënaqë masën e re të popullit me diploma të varur në mure”.

”Është turp të thuhet se një shtet që pretendon integrim në strukturat evropiane dhe që pretendon për arsim të zhvilluar, në fakt praktikon arsim me tendenca të trashëguara nga sistemi komunist. Ky trend bllokon dhe njohjen e studentëve me perspektivën e tyre dhe padyshim që mendimi për të ardhmen e tyre do të del i gabuar”.

Studenti Rama thekson që thelbi kryesor qëndron tek hartimi i njё strategjie tё gabuar shtetërore qё tё orienton drejt depresionit  ekonomik qё ёshtё shkas i problematikave tё ndryshme nё vend, e qё stimulon ikjen e studentëve jashtë vendit pёr njё perspektivë mё tё mirë.

“Mendoj që kulmi i marrёzisë ёshtё mos funksionimi i  tё qenurit student i  pavarur, ku nё emrin e interesave tё përbashkëta tё veprojnë sё bashku pёr njё të ardhme mё tё mirё. Por këtu studentët  ecurinë e sё ardhmes e kanë kapur ndryshe, ku gati të gjitha OJQ-të ,unionet e studenteve janё mekanizma tё ndërrmarjeve politike nё shkёmbim tё njё  shërbimi tё vogel”. Rama përfundoi që për shkak të shkaqeve të rënditura më sipër mbizotëron pasiviteti tek studentët dhe kjo sipas tij vjen nga vetëdija e përgjithshme e ulёt qё kanë studentët, pasi tё ardhmen e tyre e shohin nё korniza tё vogla.

Rushiti simbolizon gjendjen e studentëve me thënien e pastorit të famshëm Martin Niemöller për ngritjen e nazizmit: “Kur nazistët morën komunistët”.

“Si çdo diktaturë edhe kjo e jona funksionon me elementin e vetëm të suksesshëm: Frikën. Mbjellë frikë.Frikë për vendin e punës, për humbjen e vitit, për dënime të mëdha etj. Dhe kjo ka dhënë edhe rezultatet edhe te studentët”, shprehet Rushiti. Më poshtë ju sjellim disa nga ngjarjet më të rëndësishme në botë ku protagonistë kanë qenë studentët./Inbox7

Lajme të ngjashme

Back to top button