Shqiptari nga Zajazi, zëvendësshef i misionit amerikan në Podgoricë

B. Bix Aliu (Begzat Azem Aliu), është i pari dhe i vetmi shqiptar deri tani që emërohet në detyrën më të lart në diplomacinë e Shteteve të Bashkuara.

Ai është lindur dhe rritur në Çikago, Illinois. Prindërit e tij, janë shqiptarë nga Zajazi i Kërçovës, në Maqedoni. Ata emigrua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1960.

B. Bix Aliu arriti në Mal të Zi për të shërbyer si zëvendësshef i Misionit të Ambasadës së SHBA-ve, në fund të muajit gusht.

Bix e filloi karrierën e tij të Shërbimit të Jashtëm në Shkup, Maqedoni, ku shërbeu si zëvendës i shefit të Punëve Publike dhe më vonë si ndihmës special i ambasadorit. Gjatë kësaj kohe, Bix ishte i përfshirë në Marrëveshjet e Paqes të Rambujesë, si anëtar i të dërguarit të posaçëm amerikan në delegacionin e Kosovës. Më vonë ka punuar me të dërguarit special të SHBA gjatë krizës në Maqedoni.

Bix u bë një anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm në vitin 2001, dhe që atëherë ka shërbyer në Dubai, Poloni, Shqipëri etj.

Ai është fitues i çmimeve të shumta nga Departamenti i Shtetit. Ndërsa, nga shqiptarët e Amerikës u shpall një nga 150 më të suksesshmit në mesin e komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA.

Bix mban një diplomë në mjekësi të marrë në Universitetin e Prishtinës dhe një diplomë dhe master në Akademinë e Studimeve Strategjik nga Kolegji i Luftës të Ushtrisë amerikane.

Bix dhe gruaja e tij Dr. Nora Zajazi, kanë dy fëmijë – Tean dhe Bledin.

Lajme të ngjashme

Back to top button