Labi nisi aksionin e dhurimit të gjakut

Duke mos dashur ta pranojë sfidën për ‘Ice Bullet Challenge’, ka krijuar një ide tjetër për t’i ndihmuar qytetarët. Është ky këngëtari Labinot Tahiri, i cili ka filluar iniciativën për dhurimin e gjakut nga njerëzit vullnetarë. E këtë aksion e ka filluar në qytetin e Mitrovicës, duke pretenduar kështu të vazhdojë nëpër qytetet tjera të Kosovës

Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri-Labi, ka filluar dje aksionin e dhurimit të gjakut nëpër qendrat tona mjekësore. Ai ka filluar këtë iniciativë në qytetin e Mitrovicës. Ishte i nominuar që të merrte pjesë në aksionin ‘Ice Bucket Challenge’, por këngëtari Tahiri ka refuzuar atë pasi që ideja e tij ishte dhurimi i gjakut, ide kjo që tashmë është duke e realizuar.

Labi ka postuar një status në rrjetin social ‘Facebook’ ku ka treguar edhe orarin se kur dhe ku do të jetë vendi dhe koha për dhurimin e gjakut. Në Ferizaj me datë 10 shtator, në Gjilan më datë 11 shtator, në Vushtrri më datë 12 shtator. Shpresoj te Zoti se do t’i mbështesin këto ditë të gjithë ata vullnetarë, që të grumbullojmë sadopak gjak për nevoja të pacientëve”, ishin fjalët e këngëtarit.

Ndryshe Labi kishte postuar dje (e hënë) edhe një video ku shihej ai duke dhuruar gjak në qytetin e Mitrovicës. Ndërkaq këngëtari ka nominuar të gjithë ata që munden të dhurojnë gjak e ta bëjnë këtë sa më parë.

“I lus të gjithë ata që kanë vullnet të dhurojnë gjak nëpër spitalet tona nëpër Kosovë sepse ka nevojë për gjak shumë. Nëse dëshironi të dini se sa ka nevoje për gjak, atëherë pyesni qendrat e transfuzionit, e unë personalisht me gjithë stafin mjekësor që po qëndrojnë këtu ju nominoj të gjithëve ata vullnetarëve për të dhuruar gjak”, ishin ndër të tjera fjalët të cilat i tha Labi gjatë dhurimit të gjakut./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button