fbpx

Serbët frikë nga Shqipëria, mbyllin stadiumin

Drejtuesit Federatës së Futbollit të Serbisë, i kanë kërkuar drejtuesve të Partizanit të Beogradit që të mbyllë stadiumin 25 ditë për rikonstruksion në prag të sfidës me Shqipërinë. Sipas gazetës “Tribuna” mësohet se veç ndeshjes me Totenhamin, stadiumi në fjalë do të mbyllet për të qenë i gatshëm për sfidën më të rëndësishme për eliminatoret Serbi – Shqipëri.

Ndeshje e rrezikut të lartë, një nga ndeshjet më të rëndësishme të eliminatoreve ‘Francë 2016’, tashmë është përcaktuar se ku do të zhvillohet. Federata e Futbollit të Serbisë ka bërë publike se ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Kombëtares së Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2016, do të luhet në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Kombëtares së Shqipërisë, pritet të zgjojë interesim të madh te tifozët shqiptarë anembanë botës më 14 tetor. Dueli Serbi dhe Shqipëri do të zhvillohet në kuadër të Grupit I të kualifikimeve për Euro 2016 ku zënë vend edhe Portugalia, Danimarka e Armenia, ndërsa me nga 3 pikë në tabelë kryesojnë Danimarka dhe Shqipëria.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close