Gostivari e nis nën urdhrat e boshnjakut Allagiq

KF Gostivari ka filluar tani më të zhvillojë stërvitjet nën urdhërat e trajnerit boshnjak, Amir Alagiq. Përvoja e tij si trajner që ka punuar nëpër shumë skuadra evropiane e ku edhe te Werder Bremen në Bundesligë, do të jetë ndihmë e madhe për klubin e ri shqiptar që do të luajë në Ligën e Parë të Maqedonisë për here të pare në historinë e ekzistimit të klubit.

“Jemi duke punuar sipas planit të paraparë, çdo gjë është duke shkuar mirë. Ajo që është më e rëndësishme tani të gjithë njihemi mirë”, tha Amir Alagiq. Ai theksoi se prioritet e kemi mbijetesën në elitën e futbollit vendor, ndërsa nëse na jepet rasti do të luftojmë për një vend në ligën e Evropës. 

Sa i përket përforcimeve tani janë të sigurt Florent Osmani, Flamur Tairi, Aleksandar Panovski ndërsa ekipit i është bashkangjitur edhe futbollisti boshnjak, Ekrem Hoxhiq, i cili si i preferuar i trajnerit Allagiq. 

Ekipi planifikon përgatitje cilësore edhe në fazën e dytë ku prite të zhvillohen gjithsejtë 5 ndeshje kontrolluese me ekipe cilësore. Gostivari ka ndryshuar destinacionin e përgatitjeve, kështu në vend se në Bansko të Sllovakisë, të hënën do të transferohen në Strugë ose Ohër. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button