Vetura përfshihet nga flakët në parkingun e lagjes “Novo Lisiçe”

Automobil “Hunday” më targa të Shkupit dje në mbrëmje rreth orës 22.40 minuta është djegur në parkingun e lagjes “Novo Lisiçe” në Shkup.

Nga ky zjarr me lëndime të lehta ka kaluar pronari i këtij automobili, i cili ka tentuar ta shuajë zjarrin. Hetuesit kanë deklaruar se deri më tani nuk i dinë arsyet e shpërthimit të këtij zjarri, kurse dëmi material është vlerësuar rreth 3 mijë euro.

Nga njësia e zjarrëfikësve në Shkup kanë njoftuar se fatmirësisht nuk ka shpërthyer edhe bombula e gazit që është gjetur brenda makinës, pasi dëmi mund të ishte edhe më i madh.

Lajme të ngjashme

Back to top button