Miliarderët e pashkolluar!

Kur u thanë prindërve se nuk duan të shkojnë në shkollë ata u thanë se do të përfundojnë rrugëve me xhepat bosh. Megjithatë, jeta e këtyre profesionistëve të teknologjisë është krejtësisht e ndryshme.

Nëse Mark Zuckerberg do të kishte vazhduar studimet e tija në Harvard, Facebook sot ndoshta nuk do të ekzistonte.

Projekti filloi si një faqe interneti e cila u mundësonte studentëve të fakultetit që të krahasojnë fotografitë e tyre, për të vlerësuar se cila nga ato ishte më e mira, transmeton Telegrafi.

“Ma merrte mendja se kjo ishte e vështirë, por dikush duhet ta bënte”, shkroi Zuckerberg menjëherë pas fillimit të Facemash, një paraardhës i rrjetit social më të famshëm Facebook.

Vendimet e tija dolën të duhura pasi që kompania “Facebook” sot është me vlerë më shumë se 200 miliardë dollarë.

Megjithatë, Zuckerberg dhe të tjerë të pasur nuk e mohojnë se një diplomë kolegji mund të jetë një biletë për sukses në botën e teknologjisë, dhe fusha të tjera.

Përveç Zuckerberg, nga miliarderët “pa shkollë” llogariten edhe krijuesi i Apple, Steve Jobs; ai i Microsoft – Bill Gates; ai i Nintendo – Hiroshi Jamauçi; Jack Dorsey – Twitter; Peter Thiel – Paypal; si dhe Jan Koum – WHATS UP.

Lajme të ngjashme

Back to top button