Traktori shtyp për vdekje 10-vjeçarin nga Sllatina e Tetovës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sllatinë të Tetovës.

Mësohet se nxënësi i klasës së tretë i shkollës fillore “Eqrej Çabej” në Sllatinë ka qenë duke u kthyer nga shkolla, kur është përplasur për vdekje nga një traktor i drejtuar nga një bashkëfsahtar i tij me inicialet XH.I.

Pas aksidentit, djaloshi është dërguar në Klinikën Qendrore të Tetovës me shpresën për të mbijetuar, por ka ndërruar jetë.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe po kryen hetimet për ngjarjen e rëndë. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button