fbpx

Fullani pa TV në qeli, shëtit në ajrim, takim me psikologun në burgun 302

Mbase këto mund të jenë ditët më të vështira në jetën e guvernatorit, por përtej të gjithave, Ardian Fullani, duket se nuk po bën “dëngla” matanë hekurave.

Ashtu si çdo i paraburgosur tjetër, njeriu që deri më dje konsiderohej si i paprekshëm, e me pushtet absolut në krye të Bankës së Shqipërisë, sot qëndron i izoluar në një qeli në katin e dytë të paraburgimit ‘Mine Peza’ (burgu 302). Ai qëndron i vetëm. Në qelinë e tij ende nuk ka një televizor, e duket se lajmet për zhvillimet e vrullshme jashtë, edhe rreth institucionit që drejtoi për vite me radhë, i shkojnë paksa me vonesë.

Vetëm atëherë kur takohet me avokatin e tij, pasi deri më tani ish-guvernatori, nuk është vizituar nga asnjë person tjetër, qoftë dhe fëmijët e tij. “Guvernatori është vendosur në një qeli të katit të dytë të paraburgimit. Ditën e djeshme doli dhe në ajrim. Deri më tani, nuk ka paraqitur asnjë problem, të asnjë natyre. U është nënshtruar të gjitha rregullave mbi bazën e të cilave funksionon paraburgimi. Në qelinë e tij ndodhet vetëm një frigorifer, madje ai ka pranuar dhe ushqimin e burgut”, tha një zyrtar i lartë i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./ Gazeta Shqiptare

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close