Garat presidenciale, VMRO me Gruevskin, BDI me Elenovskin?

Gara në VMRO-DPMNE për zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshme në Maqedoni po zhvillohet mes presidentit aktual Gjorgje Ivanov dhe kryetarit aktual të qytetit të Shkupit, Koce Trajanov ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që edhe kryeministri Nikolla Gruevski të kandidohet për president.
Kështu shkruan gazeta “Lajm” duke komentuar emrat e mundshëm të kandidatëve për kryetar shteti. Sipas të njëjtit burim, kandidatura e Gruevskit do të varet nga ngjarjet politike që do të zhvillohen gjatë këtyre muajve.

Ndërkaq BDI po mendohet të zgjedhë mes disa kandidatëve, emrat e të cilëve janë ambasadori Llazar Elenovski, Rafiz Haliti aktualisht drejtor i Postave të Maqedonisë, Gëzim Ostreni, nuk përjashtohet as emri i nënkryetares së Kuvendit, Suzana Saliu.

Gjithashtu përflitet se do të kandidojë dhe ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski.

Partia më e madhe opozitare në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) planifikon që të kandidojë për president Stevo Pendarovskin, ish kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe ish këshilltar i Presidentëve Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski.

Në PDSH më shumë përflitet emri i Iljaz Halimit dhe Arifiknet Xhemailit, ndërkaq, Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) mund të kandidojë me kryetarin e partisë Rufi Osmanin, ose me Izet Zeqirin.

Lajme të ngjashme

Back to top button