Superofertë nga Reali, Hazard pasuesi i Ronaldos?

23-vjeçari belg mund ta mbulojë rolin e sulmuesit të krahut të majtë, pozicion në të cilin momentalisht aktivizohet pikërisht Ronaldo.

Reali i Madridit ka vendosur se cili futbollist do ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon nëse ky fundit vendos të largohet nga Los Blancos në përfundim të këtij sezoni. Sipas asaj që shkruan portali anglez Caughtoffside, nëse ylli portugez gjatë verës së ardhshme transferohet tek Manchester United, Reali i Madridit do të hidhet në sulm për Eden Hazard, transmeton supersport.

23-vjecari belg mund ta mbulojë mësëmiri rolin e sulmuesit të krahut të majtë, pozicion në të cilin momentalisht tek kampionët e Europës, aktivizohet pikërisht Ronaldo. Por për të bërë të mundur një kalim të Hazard në Madrid, klubi merenges nuk do ta ketë aspak të thjeshtë pasi ish sulmuesi i Lille është një pikë e dobët e trajnerit Jose Mourinho në formacionin e Bluve të Londrës.

Vlera e Hazard në merkato aktualisht vërtitet rreth 70 milionë Eurove, por edhe nëse vendosë të derdhë në arkat e Chelsea-it një shumë të tillë, Reali nuk e ka të sigurt firmën me belgun.

Nga ana tjetër Los Blancos për të bindur 23-vjecarin të transferohet në Santiago Bernabeu duhet ti ofrojnë atij një pagë vjetore më të lartë se 8 milionë Euro, pasi një shumë të tillë Hazard e përfiton momentalisht tek blutë. Por nëse nuk arrijnë te lojtari i Chelsea-it, drejtuesit e Realit kanë gati një alternativë rezervë. Bëhet fjalë për Marco Reus një lojtar që pëlqehet shumë nga presidenti i Los Blancos Florentino Perez.

Lajme të ngjashme

Back to top button