Samsung Galaxy S5 Active, së shpejti edhe në Evropë

Telefoni inteligjent Samsung Galaxy S5 Active u prezantua në muajin maj të këtij viti dhe deri tani ka qenë në shitje vetëm tek disa dyqane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas disa burimeve, Samsung Galaxy S5 Active do të dalë së shpejti në tregjet evropiane dhe do të kushtojë 629 euro. Ky telefon inteligjent mund të dalë në treg në muajin tetor.

Samsung Galaxy S5 Active është buy levitra canada një version i Galaxy S5, ka të njëjtat veçori me të, por përveç certifikimit IP67, ai vjen edhe me certifikimin MIL-STD-810G, që siguron për një mbrojtje më speciale ndaj kripës, pluhurit, lagështisë, shiut, vibrimeve, rrezatimit solar, transportit dhe shokut termik.

Modeli evropian do të jetë në dispozicion vetëm në ngjyrë të gjelbër dhe argjendi, ndërsa versioni me ngjyrë të kuqe mund të jetë vetëm ekskluzivitet i AT&T.

Ndërkohë, është bërë e ditur se modeli më i ri i telefonit të Samsung, Galaxy Alpha, do të debutojë më 12 shtator në Britani, më 26 shtator në Kanada dhe më 29 shtator në Gjermani.

Samsung Galaxy Alpha sjell procesorin octa core Samsung Exynos 5430 me quad core në 1.8GHz. Karakteristikat tjera të pajisjes përfshijnë edhe ekranin me 4.7 inç në high definition Super AMOLED me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, plus 2GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button