Qeveria e nisi kontrollin ndaj mediave, miraton Ligjin!

Qeveria mbrëmë në seancë ka dhënë pajtim që Ligji për media të kalojë në procedurë Parlamentare. Për Portalb, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha konfirmoi se Qeveria tash më do ia le në dorëzim Parlamentit ligjin kontrovers i cili kishte shumë vërejtje në opinion. 

“Ligji tash është ndarë në dy pjesë. Ligji për media dhe Ligji për shërbime audio-vizuele kaluan në seancën e Qeverisë. Janë marrë parasysh të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e OSBE-së, Këshillit të Evropës por edhe Shoqata e Gazetarëve dhe janë dërguar për miratim në Kuvendin e Maqedonisë” tha për Portalb, Muhamet Hoxha.

Por nga ana tjetër, OSBE ka dërguar ekspertizën e dytë në të cilën theksohet qartë se nuk janë marrë parasysh rekomandimet e para të dërguara nga kjo organizatë, duhe hedhur poshtë kështu pretendimet e Qeverisë.

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedoinsë janë të habitur me shpejtësinë e miratimit të ligjit dhe së shpejti do të dalin me prononcim. 

Për mediat në Maqedoni, ekspertët thonë se janë si në kohën e Millosheviqit.

Vërejtjet më të mëdha janë se ky Ligj nuk garanton liri të mediave por e kundërta ai vendos themelet për censurë dhe atë në Internet! Nuk ka nevojë për miratim të Ligjit, kur gazetarët kanë mundësinë të vet-rregullohen, theksojnë ekspertët nga Fondacioni Metamorphosis.

Qeveria e ka dizajnuar ligjin që të kontrollojë mediat të cilat nuk i ka nën kontroll, shkruan portali Maktel.

Sindikata e gazetarëve doli me një raport se pse Ligji është i dëmshëm, për sa i përket versionit të parë, i cili me gjasë shumë pak ndryshon nga i dyti të cilit Qeveria i dha dritë jeshile.

Vërejtjet janë se politika do të vërshojë trupin rregullativ të ashtuquajturën Agjencia e mediave që do ta zëvendësojë Këshillin për radiodifuzion. Në të SHGM do të ketë vetëm 1 anëtar.  Dy do ti përkasin Kuvendit, 2 Bashkësisë së Komunave,  1 Konferencës ndëruniversitare dhe 1 do të emërohet nga Dhoma e Avokatëve.

Reagimet e shoqatave ndërkombëtare:

EDRI: Ligj i ri për media rrezikon lirinë e të shprehurit në Maqedoni

APC: Ligji i ri për media do ta ngulfasë internetin – arenën e fundit për liri të të shprehurit

La Ru: Situata e mediave në Maqedoni është shumë shqetësuese

Informata plotësuese:

Ueb-faqja e Fondacionit Metamorfozis

Analizë ligjore propozimligjit

Analizë e Ligjit nga eksperti ligjor për media nga Britania,Peter Noorlander, e publikuar nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë

Komunikata për shtyp e OWPSEE

Analiza e US Aid dhe Qendrës për zhvillim të mediave

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button