Vizita e Papës, Rama zbulon skenën e meshës

Kryeministri Edi Rama ka “zbuluar” skenën që do të ndërtohet në sheshin “Nënë Tereza”, me rastin e vizitës së Papa Françeskut në 21 shtator.

Përmes një fotoje të publikuar në profilin e tij në Twitter, kreu i qeverisë ka treguar projektin e vendit ku Papa pritet të zhvillojë meshën e madhe.

“Skena e ngjarjes historike të 21 shtatorit, prej ku Papa Françesku do të japë meshën e posaçme dhe të shumëpritur”, shkruan Rama në Twitter.

Sheshi “Nënë Tereza” është parë si vendi më i përshtatshëm për të zhvilluar meshën e madhe më 21 shtator, ndaj qendra e tij ka nisur të rikonstrukturohet prej disa javësh. Papa Francesku, zgjodhi të nisë vizitën e tij të parë në Evropë pikërisht me Shqipërinë, si simbol i harmonisë fetare.

Lajme të ngjashme

Back to top button