USAID-i hap Qendrën kreative të rinovuar për fëmijë

Projekti i USAID-it “Me lexim deri te lidershipi”, sot do ta hapë Qendrën kreative të rinovuar për fëmijë pranë Qendrës kulturore për të rinj. QKF është qendra e parë e specializuar në Maqedoni, e cila ofron resurse gjuhësore dhe matematikore dhe aktivitete në të cilat nxënësit do të mund të kyçen me prindërit dhe mësimdhënësit e tyre.

“Hapësira e QKF-së plotësohet me aktivitete të reja, kështu që mësimdhënësit këtu do të kenë mundësi t’i shfaqin shembujt pozitiv nga praktika e tyre mësimore.

Nxënësve nga klasët e ulëta nga të gjitha rajonet në vend, me mësim në gjuhën shqipe dhe maqedonase, u bëhet thirrje që t’i shfrytëzojnë materialet e shumta të cilat i ofron qendra, biblioteka me letërsi për fëmijë, lojërat dhe aktivitetet matematikore, smart tabelat dhe kompjuterët”, kumtoi USAID, i cili me këtë ngjarje do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të shkrim-leximit.

“Me lexim deri te lidershipi” ka për qëllim që ta përmirësojë shkrim-leximin e hershëm gjuhësor dhe matematikor. Projekti, të cilin e zbaton Fondacioni për nisma arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” – Maqedoni, bashkëpunon me Byronë për zhvillim të arsimit, Qendrën shtetërore të provimeve he me institucione të tjera arsimore.

Në hapjen e Qendrës së rinovuar kreative për fëmijë në QKR janë paralajmëruar paraqitje të drejtorëve ë Misionit të USAID-it në Maqedoni, Xhejms Stajn, të Projektit të USAID-it “Me lexim deri te lidershipi” dhe të Qendrës kulturore për të rinj.

Lajme të ngjashme

Back to top button