fbpx

Recension: HRW: “Agimi i artë” punon në interes të Rusisë, dëshiron ta pengojë zgjerimin e NATO-s (e plotësuar)

 

Kjo nuk mund dhe nuk duhet të kalojë. Agjencia e cila veten e konsideron agjenci gazetareske shtetërore, nuk duhet t’ia lejojë vetes një gjë të këtillë – ta gabojë emrin e organizatës dokumentin e së cilës e ka shfrytëzuar për lajmin.

Ky është vetëm një gabim, mirëpo gabim i rëndë material.

09042014-MIA-Zlatna-ZoraLinku deri te artikulli origjinal:  HRW: “Agimi i artë” punon në interes të Rusisë, dëshiron ta pengojë zgjerimin e NATO-s (e plotësuar)

Data dhe koha e publikimit: 18.08.2014, 13.44

Data e recensionit: 05.09.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Agjencia shtetërore gazetareske ka shkruar një lajm, e pastaj atë e kanë transmetuar dhjetëra media të tjera, e me këtë edhe gabimin materiale se raportin “Nе nuk jemi nacistë, mirëpo… Ngritja e partive të urrejtjes në Hungari dhe Greqi dhe pse Amerika duhet të brengoset” e ka përgatitur organizata Human Rights Watch (Human Rights Watch), e në fakt atë e ka bërë një organizatë tjetër, gjegjësisht Human Rights First (Human Rights First)

Absolutisht është e paqartë se si ka mundësi të bëhet një gabim i këtillë?!? Si e para, deri te raporti arrihet nëpërmjet ueb-faqes së organizatës, ku gjëja e parë që u bie në sy është emri dhe logoja e dy organizatave të cilat janë të dizajnuara krejtësisht ndryshe.

Edhe sikur ta kenë marrë versionin e raportit në formatin PDF, në formë elektronike ose të shtypur, përsëri “t’i vret sytë” logoja dhe emri i organizatës Human Rights First, e pastaj gjithçka tjetër?!?

Informata njëherë është publikuar si lajm i shkurtër më 18.08.2014 në orën 11:15, e pastaj, dy orë më vonë, si raport i zgjeruar dhe i plotësuar.

Domethënë, dy hetë është shfrytëzuar materiali burimor dhe dy herë është bërë gabimi i njëjtë, i cili pastaj është shumëfishuar, për shkak se bëhet fjalë për lajm agjencie, për të cilin është normale të pritet se do ta marrin edhe shumë media të tjera. Veçanërisht kur bëhet fjalë për një lajm negativ për fqinjin tonë jugor.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close