Ministria e ambientit nuk tregon se çfarë ajri thithin Shkupjanët

Më shumë se dy muaj priten rezultatet e matjes së ndotjes së ajrit rreth Hekuranës. Pasi ministria e ambientit jetësor dhe ajo e shëndetësisë ja hedhin fajin njëra tjetrës se cila duhet ti publikojë, tani kanë sqarim të ri se pse kaq shumë mungojnë rezultatet. Thonë se po grumbullohen të dhëna edhe për ndotësit e tjerë të ambientit në vend, ndërsa më pas në një seancë të qeverisë, qeveria do të vendosë se çfarë do të bëjë.

Nga Shoqata e qytetarëve të cilët protestuan kundër ndotjes në këtë lagje thonë se me çdo kusht po fshehën të dhënat për ndotjen dhe se arsyeja, sipas tyre, është se rezultatet janë të tmerrshme.

“A lëshojnë fabrikat tjera më pak apo më shumë grimca në ajër neve aspak nuk na intereson, neve na intereson e vërtetat rreth Hekuranës”, thonë nga Shoqata.

Nëse rezultatet janë negative ministri, sipas ligjit, është i obliguar që të dënojë ndotësit e ajrit. Qytetaret e lagjes thonë se do të protestojnë çdo ditë deri më 31 tetor kur edhe është afati I fundit ligjor që të gjitha fabrikat e mëdha në vend të vendosin filtër nëpër oxhaqe.

Lajme të ngjashme

Back to top button