Takim i odave ekonomike të Maqedonisë dhe Kosovës në Prishtinë

Delegacioni i Odës ekonomike të Maqedonisë sot në Prishtinë do të mbajë takim pune me përfaqësuesit e Odës ekonomike të Kosovës.

Qëllimi është informimi për këmbimin aktual të jashtëm-tregtar, por edhe fillimi i parimit më të ri të bashkëpunimit – dërgimi i personit nga njëra odë në tjetrën dhe qëndrimi i tij njëmujor.

“Dy odat, si rezultat i marrëveshjes së vendosur për bashkëpunim, ndërkaq në interes të anëtareve dhe në kuadër të raporteve të përgjithshme ekonomike ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, do të punojnë në intensifikimin e këmbimit të jashtëm-tregtar”, kumtoi Oda ekonomike e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button