Obama zbardh planin tre pikësh për të luftuar ISIS

Mund të jetë ndër fjalimet më historike të Barack Obamës, drejtuar politikës së jashtme.  Në një prononcim publik, ka zbardhur planin e tij për të luftuar Shtetin Islamik, në tre faza, ku mund të zgjasë gjithashtu tre vjet.

Faza 1: Bombardime masive mbi vendodhjen e militantëve të ISIS, me qëllim stopimin e marshimit të tyre kundrejt ushtrisë irakene dhe kurdëve të Peshmergas. Deri tani janë kryer mbi 150 bombardime nga ana e amerikanëve.

Faza 2: Embargo totale kundrejt naftës së territoreve të pushtuara nga ISIS dhe dërgimin masiv të mjeteve ushtarake për armatën irakene, kurdët, luftarët suni në perëndim të Irakut, me qëllim që shteti islamik të zmbrapset nga Iraku.

Faza 3: Shkatërrimin e ISIS në territorin sirian, por në asnjë mënyrë nuk do ketë bashkëpunim me diktatorin Assad. Andaj kjo do zgjasë deri në tre vjet, atëherë kur edhe Obama s’do jetë më president.

Ajo që bie në sy nga programi i presidentit amerikan, është se nuk do dërgohen trupa tokësore në rajonet e prekura nga ISIS, ku ai bile ka refuzuar ta quajë këtë konflikt si Iraku 2. Ai gjithashtu ka premtuar edhe fitoren në fund.

Përkundër kësaj, sipas një ankete nga CNN, 76% e amerikanëve nuk e aprovojnë sulmin ajror kundër ISIS. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button