Shkolla “Zhivko Brajkovski” një shkollë e harruar që mban të paprekur mbishkrimin “Komiti” (FOTO)

Prindërit shqiptarë fëmijët e të cilëve ndjekin mësimin në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski”, në komunën e Butelit ankohen së pari për mirëmbajtjen e shkollës dhe më pas për parregullsi të tjera në funksionim të saj.

Prindi Bekim Nuhiu sqaron për Portalb, se në këtë objekt mësojnë fëmijët e klasës së parë, mirëpo ky objekt nuk  i ngjan një shkolle por në shtab.

Shkolla "Zhivko Brajkovski" në Butel
Shkolla “Zhivko Brajkovski” në Butel

“Ky institucion arsimor në të cilin mëson vajza ime, nuk i ngjan një shkolle. Madje nuk figuron as emri i shkollës por në të ka grafite me fjalë vulgare si dhe janë shkruar fjalët Komiti, Vojvoda, Tekstil etj dhe nuk merret vesh se a është shkollë apo ndonjë shtab i komitëve”, tha Nuhiu.

Shkolla "Zhivko Brajkovski" në Butel
Shkolla “Zhivko Brajkovski” në Butel

Ai shtoi se më shqetësues është fakti se mësimdhënësit dhe drejtoresha e kësaj shkolle u kanë kërkuar fëmijëve nga 1500 denarë për material harxhues që nevojitet për zhvillimin e mësimit.

“Nga prindërit kërkohen nga 1500 den  për material harxhues, mirë ne kërkuam llogari bankare për të kryer pagesën por na thanë se nuk pranojnë të bëhet pagesa nëpërmjet bankës por vetëm me pare në  dorë. Unë personalisht kërkova që pagesën ta bëj me kartelë por nuk mu mundësua. Sa është legal ky veprim që po ndodh në këtë shkollë”, shtoi Nuhiu.

Shkolla "Zhivko Brajkovski" në Butel
Shkolla “Zhivko Brajkovski” në Butel

Ai apelon që të gjithë prindërit që kanë informacion për një gjë të këtillë në shkollat e fëmijëve të tyre, ta paraqesin rastin.

“Apeloj tek të gjithë prindërit që kanë hasur në të njëjtin rast si unë, të mos bëjnë asnjë lloj pagese pa faturë fiskale sepse përndryshe gjithçka është ilegale. Nuk e dimë se ku shkojnë ato të holla edhe për mjetet mësimore dhe mirëmbajtje duhet të kujdeset vetë komuna si dhe Ministria e Arsimit, e jo prindërit e nxënësit të detyrohet të paguajnë për punën e tjetërkujt. Shkollimi fillor dhe i mesëm është i obligueshëm dhe nëse është kështu, fëmijët tanë nuk u duhet kërkuar të holla sepse kushtet duhet t’i sigurojnë organet kompetente”, tha për Portalb, Nuhiu.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button