Befasi pa kufi, ndeshje interesante për Euro 2016

Antonio Contes po i ecë mbarë me Italinë. Selektori italian e ka arritur edhe fitoren e dytë në ndeshjen e tij të dytë me “Azzurët”. Italia e arriti fitoren e parë në kualifikime duke e mposhtur Norvegjinë me rezultat 2 me 0.
Dy juventinë i mundësuan tre pikët e para Italisë. Golin e parë e shënoi ish lojtari i Juventusit, Simone Zaza në minutën e 16.
Për fitoren e sigurtë realizoi Bonucci në minutën e 62 të ndeshjes.
Conte në lojë kishte shumë ndryshime nga formacioni i Botërorit, skuadër të cilën e udhëheqte Prandelli.

Befasi e pa mahi ka patur sot në Bosnje. Përfaqësuesja boshnjake është gjunjëzuar para publikut të vet nga Qipro. Madje boshnjakët ishin duke fituar ndeshjen, por që në fund u desht ta pajtohen me humbjen 1-2. Ibisevic që në minutën e gjashtë realizoi për 1-0.
Christofi barazoi në fund të pjesës së parë. I njëjti futbollist shënoi golin e fitores për Qipron në minutën e 73.
Humbje të thellë ka pësuar edhe Turqia. Islanda e mposhti Turqinë me rezultat 3-0 me golat e Bodvarson, Sigurdhson dhe Sigthroson.

Holanda ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kualifikuese nga Çekia. Guss Hidink i humbi pikët me Holandën në sekondat e fundit të ndeshjes. Dockal realizoi për 1-0 në minutën e 22 të ndeshjes. Holanda u rikthye në lojë në pjesën e dytë kur De Vriz barazoi në minutën e 55 për 1-1.
Kur dy skuadrat pothuajse u pajtuan me barazim, Janmatt i Holandëz u bë figura tragjikes e ndeshjes. Mbrojtësi holandez gaboi rëndë në sekondat e fundit të ndeshjes për ti mundësuar tre pikë vendasve me golin e shënuar nga Pilar.

Lajme të ngjashme

Back to top button