Ebola, haxhilerët i pret kontrolli rigoroz gjatë arritjes në aeroport

Periudhën e kaluar përpos disa personave nga Nigeria që u vërtetua se nuk kanë virusin Ebola, në Maqedoni janë ndalur edhe 21 persona të cilët kanë qëndruar në hapësirat speciale të aeroportit, për arsye se vinin nga vende të huaja në të cilat ka pasur raste të personave të prekur nga ebola.

Temperatura e lartë mund te jetë nga virusi mirëpo edhe nga udhëtimi, por personat me këto simptome pyeten se si, ku dhe me kë kanë pasur kontakt. Bëhet fjalë për persona temperatura e të cilëve ka qenë më e lartë se 37 gradë. Ngritje të temperaturës japin edhe malaria si dhe shumë sëmundje të tjera ngjitëse, thotë mjekja Jovanka Kostovska, anëtare e Komisionit për sëmundje ngjitëse.

“Po ashtu paralajmërohet kujdes i madh i autoriteteve ndaj haxhilerëve të cilët për disa ditë do të udhëtojnë në Arabinë Saudite. Ata tani më kanë marrë këshilla dhe njoftime paraprake për mbrojtje ndaj këtij virusi, ndërkaq kur të kthehen do ti nënshtrohen një kontrolli rigoroz mjekësor. Ata tani më marrin injeksione kundër malaries dhe sëmundjeve të tjera”, bën të ditur Kostovska.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button