LSDM: Gruevski shkel të drejtat e punëtorëve

Qeveria e Nikolla Gruevskit nëpërmjet ndryshimeve të ligjit për arsim fillor dhe të mesëm me procedurë të përshpejtuar,po tenton të mbrohet nga greva e mësimdhënësve, thonë nga LSDM.

“Në pamundësi për t’i zgjidhur problemet që ai i krijoji, Gruevski bën atë që di më së miri, sulmon kushtetutën duke i shkelur drejtpërdrejt të drejtat e punëtorëve. E drejta e grevës garantohet me nenin 38 të Kushtetutës. Po ashtu është shkelur edhe konventa ndërkombëtare e cila thotë se nuk mund të angazhohen punonjës të përkohshëm në rast greve, përjashtim për funksionimin e policisë dhe të ushtrisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Për asgjë nuk i pyetën, i shndërruan në administratorë mësimdhënësit, nënvlerësuan punën e tyre, futën projekte absurde të cilat acaruan prindërit dhe nxënësit si dhe i ndëshkuan me dënime dhe inspektime, thuhet më tej në reagim.

LSDM kërkon nga Qeveria e Nikolla Gruevskit që menjëherë të heq dorë nga metodat jodemokratike që po përdor për zgjidhen e problemeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button