“Komitët” nuk lejuan të përfundojë miqësorja Vardari – Shkupi

Vardari dhe Shkupi, dy skuadrat me më shumë trofe në vendin tonë dhe momentalishte lidere të Ligës së Parë, gjegjësisht asaj të Dytë, sot në stadiumin në Marino zhvilluan ndeshje miqësore, e cila për nuk e priti fundin e saj.

Arsyeja sipas mediave maqedonase ishte futja në fushë gjatë pjesës së dytë të disa prej tifozëve të grupit “Komiti”, të cilët që nga fillimi i ndeshjes shprehën pakënaqësinë e tyre rreth politikës së klubit, që të zhvillojë ndeshje kundër Shkupit.

Ata me këtë gjest shprehën revoltën e tyre drejt drejtuesve të klubit, të cilët nuk kishin informuar fare për këtë ndeshje miqësore. Ata haptaz pyetën drejtuesit e klubit se pse nuk i kishin njoftuar për këtë ndeshje dhe se pse pikërisht kundër Shkupit të zhvillojnë një ndeshje të tillë.

Deri në momentin kur ndeshja u ndërpre, Vardari avansonte me rezultatin 1:0. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button