Ronaldo shoqëron djalin në ditën e parë të shkollës (Foto)

Ronaldo pavarësisht se është shumë i zënë me futbollin është një baba shumë i përkushtuar për djalin e tij, Cristiano Ronaldo Jr. 29-vjeçari kishte vendosur që ta shoqëronte atë në ditën e parë të shkollës.

Ronaldo kishte veshur një T-Shirt ngjyrë rozë dhe xhinse. Edhe vogëlushi Cristiano Ronaldo Jr. kishte zgjedhur të njëjtin stil sikurse babai i tij, sport edhe komod.

“Familja ime vjen e para. Djali im është gjëja më e rëndësishme në jetë”, tha 29-vjeçari në një intervistë për revistën “Mirror”. Ylli i futbollit botëror që prej fillimit ka vendosur ta mbajë sekret identitetin e nënës. “Dëshiroj që djali të ndjekë hapat e mia dhe të bëhet një futbollist, por gjithsesi ai do të vendosë vetë për të ardhmen”, tha Ronaldo.

Ndërsa e dashura e futbollistit, Irina Shayk ndodhet në Nju Jork. Ajo u fotografua e veshur “casual” me një fustan ngjyrë salmoni dhe një çantë “Chanel”. Në Mollën e Madhe, modelja ruse është e angazhuar fuqishëm me punët e saj në botën e modës.

Lajme të ngjashme

Back to top button