Bardhi në ndeshjen e dytë shënon hat-trick

Vetëm dy ndeshje i janë dashur futbollistit shkupjan të Ujpestit për të shënuar dhe hat-trickun e parë dhe njëkohësisht edhe golat e parë për ekipin e ri. Sot në Hungari janë luajtur ndeshjet e Kupës, e ku skuadra e Bardhit ka shënuar fitore rekorde me rezultat 13:0, edhe atë në terren mysafir të skuadrës Himeshaza.

Bardhi ka shënuar dy gola në pjesën e parë dhe atë për dy minutën e 38 dhe atë të 39 për epërsinë 5 dhe 6 me 0. Ndërsa golin e tij të tretë dhe të tetin për ekipin e kishte shënuar në minutën e 81.
“Nuk ka më mirë se të shënon gol në paraqitjet e para me ekipin e ri. Unë që në ndeshjen e parë tregova lojë të mirë dhe mora lëvdata nga stafi, kryesia dhe gjithë futbollistët. Këtë e kurorëzova në mënyrën më të mirë në ndeshjen e sotme dhe besoj që kështu të vazhdoj edhe në ndeshjet tjera kampionale”, është shprehur Bardhi për “Portalb”.

Ndeshjen e radhës ekipi i Bardhit Ujpest, e luan të dielën, ku do të jetë dhe derbi i javës pasi për kundërshtarë do të ketë liderin e tabelës, ekipin Videoton. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button