Tregu i Hallallit, tre trilion dollarë në vit

Ka përfunduar Panairi ndërkombëtarë i Hallalit në Turqi, i cili u mbajt për të shtatën herë me rradhë, organizuar nga Agjensioni i Hallallit tëTurqisë, Gimdesh.

Agjensioni për Hallall Standard në Maqedoni, i cili funksionon në kuadër të Bashkësisë fetare islame, e vlerësuar panairin si mjaft të suksesshëm, pasiqë gjatë këtyre tri ditëve, kanë arritur të vënë kontakte të shumta me kompanitë nga shtetet e rajonit.

Drejtori i këtij Agjensioni, AbazIslami, ka pas dhe paraqitjen e tij në konferencën me moton“ Të gjithë së bashku për një jetë Hallall dhe të pastër”, e cila është zhvilluar në kuadër të këtij panairi.

Shoqëria ka vuajtur për një standard të tillë

Duke elaboruar rolin e Agjensionit të Hallall Standarteve në Maqedoni, Abaz Islami, ka theksuar se vendi nga i cili vij është për nga procesi i dhënies së certifikatave  i ri, por që vetëdija institucionale shtetërore dhe shoqërore ka bërë që të egziston një interesim i jashtë zakonshëm.

“Kur themi interesim këtu kemi fjalën për shumë faktorë që ndikojnë në ngritjen e nivelit të vetëdijes lidhur me këtë standard apo sistem. Sendërtimi i këtij standardi është në bazë të parimeve fundamentale Islame, Kurani dhe Vepra e shenjtë e Muhamedit a.s, andaj perspektiva është shumë e pozitive dhe tejet e dobishme. Neve për çdo gjë referohemi në Kuran dhe Sunnet, ngase defimimet më të sakta dhe më të përsosura burojnë pikërisht nga aty”, është shprehur Islami.

Sipas tij, shihet qartë se ajo që prodhohet me standarde Islame është e dobishme, e shëndetshme, e pastërt dhe njëkohësisht është perpspektivë.

“Shoqëria ka vuajtur për një standard të tillë. Veprimtaria isntitucionale e BFI është e pakontestuar në drejtim të njoftimit, edukimit dhe ngritjes së vetëdijes së muslimanve në aspektin e të ushqyerit, konsumimit dhe përdorimit të gjëra ushqimore dhe gjithë atë që e lidhë me nevojat e përditshme njeriun modern. Këto vlera të hartuara nga Bashkësia Fetare Islame kanë bërë që të ndryshojnë edhe perceptimin e politikës shtetërore në drejtim për të përkrahur dhe ndihmuar kompanitë me subvencione për Certifikim me këtë standard”, ka potencuar Abaz Islami, duke nënvizuar se ndërtimi i vlerave shoqërore pikërisht në mjedise ku muslimanët janë në përqidje më të vogël është fund e krye meritë e institucioneve fetare të cilët në kontinuite ofrojnë koncepte të hartuara mbi zhvillimin dhe kultivimin e Islamit.

Turqia, supërfuqi e Hallallit në Evropë

Kryetari i “Gimdesh”, eksilenca e tij, Dr. Hüseyin Kami Büyüközer, ka bërë me dije se raporti vjetor për 2013 tregon se tregu i ushqimeve hallall, ka arrit vlerën prej 3 trilion dollarëve në nivel botërorë.

“Shumica e muslimanëve në botë, vazhdojnë të konsumojnë produkte jo hallall. Dhe kjo është e trishtueshme. Sa më shpejt që të jetë  emundur duhet të bëjmë përpjekje që që të gjitha produktet ushimore të plotësojnë kërkesat e hallall standartit”, ka theksuar Dr. Hüseyin Kami Büyüközer, duke u bërë thirrje vendeve muslimane që sa më shumë të promovojnë këtë standar në nivel botërorë.

Kryetari i Agjensionit të Hallallit në Malejzi, Haxhi Abdul Malik, theksoi se standarti Hallall , tani mëështë shnëdërruar në një markë globale.

“Është kënaqësi e madhe kur shohim se rritet interesimi i blerësëve të produkteve Hallall nga jo muslimanët. Kjo tregon se këtë standarrd edhe të tjerët e shohin si të pastër dhe të shëndetëshëm”, theksoi Malik, duke nënvizuar se gjatë një udhëtimi në Japoni, është vërejtur një interesim i jashtëzakomshëm nga ata për të blerë produkte hallall.

“Dhe ata nuk jan musliman”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Malejzia ka bërë një përparim të dukshëm për të përhapur Hallallin nëpër botë dhe se shumë produkte të certifikuara prej tyre, po bëjnë tani xhiron e botës me logon e hallallit.

“Turqija për Evropëështë një strateg i rëndësishëm i yni. Duke u gjendur në Evropë dhe duke u bërë një superfuqi botërore viteve të fundit me në krye Rexhep Taip Erdogan, Turqija mund të bëjë shumë edhe për përhapjen e hallallit në Turqi. Dhe shoh se kjo është nëj strategji e tyre”, ka theksuar Kryetari i Agjensionit të Hallallit në Malejzi, Haxhi Abdul Malik.

Për të përkrahur “Gimdesh” ishte i pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Blegtorisë së turqisë, Kutbettin Arzu, i cili theksoi se projektet ekonomike kanë një mbështetje të fuqishme nga kabineti qeveritar.

“Dhe ne nuk kemi ardhur këtu rastësisht. Jemi këtu për të dëshmuar se këto projekte mbështeten fuqishëm si nga populli ashtu edhe nga Qeveria”, u shpreh Kutbettin Arzu.

Ndryshe, Panairi ndërkombëtarë I Hallalit në Turqi u mbajt katër ditë dhe në të morrën pjesë mijëra qytetarë që vizituan produktet hallall. (INA)

Lajme të ngjashme

Back to top button