Nata finale e ‘Miss World Kosova 2013’

Sot është nata finale e “Miss World Kosova 2013”, ku plot 16 bukuroshe shqiptare do të marrin pjesë në këtë spektakël bukurie. Organizatori i këtij spektakli, Agron Selimi, thotë se gjithçka ka ecur sipas planit dhe vajzat janë të përgatitura për këtë spektakël.

Sipas tij skenografia do të jetë diçka më ndryshe se herët e tjera, do të jetë një skenë më lule pasi jemi në stinën e verës. Po ashtu edhe koreografia për vallëzim modern, Zana Jaha-Osmani, shprehet se gjithçka është duke ecur sipas parashikimeve.

Koreografia për një javë është marr me ushtrimin e vajzave për ecje, kërcimin etj. “Organizimi ka qenë shumë i mirë, gjithçka ka ecur sipas planit edhe pse koha ka qenë më e kufizuar se zakonisht, jemi munduar që të mbarojmë sa më shpejt të gjitha, për të qenë të të gatshëm”, thotë Zana.

Bukuroshet e “Miss World Kosova 2013”, pohojnë se ky konkurs është një garë ku do të fitojë më e mira.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button