Parashikimet në top ligat europiane: Kush kë do fitojë?

Observatori zviceran parashikon se në Angli do ta fitojë titullin Chelsea, në Spanjë Barcelona është frut i një analize të thellë. Roma do të fitojë kampionatin, duke lënë pas në rënditje Juventusin dhe Fiorentinën. Ky ështëparashikimi i disa studiuesve të një observatori futbolli kur është luajtur vetëm një javë e Serisë A.

Për grupin e kërkuesve, që bën pjesë në qendrën ndërkombëtare të studimeve në sport, një fondacion privat ky i atashuar në universitetin e Neuchatel në Zvicër, trajneri francez Rudi Garsia do të arrijë të triumfojë në krye të verdhekuqve, ndërsa Allegrit dhe Montellas do t’u duhet të kënaqen me shkallët më të ulëta të podiumit.

Parashikimi i renditjes përfundimtare të Serisë A, shpjegon observatori, është frut i një analize të thellë që ka marrë në konsideratë tri zona të ndryshme të studimit: Statusin e lojtarëve, koezionin e skuadrës si dhe ambiciet e klubit.

Duke bashkuar të dhënat, është zbuluar se Interi nuk do të kualfikohet ndoshta as në Europa League, duke përfunduar në vendin 6, pas Milanit dhe Napolit. Edhe më poshtë pozicionohet Lacio e Piolit, ndërsa në zonën e ftohtë do të renditen Empoli, Kievo dhe Cesena. Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për një parashikim, që ky Observator e ka shtrirë edhe në kampionatet e tjera të forta europiane. Sipas Zvicëranëve, në Angli do ta fitojë titullin Chelsea, në Spanjë Barcelona, në Francë Paris Sait Germain dhe në Gjermani, Bajerni i Mynihut. /Veqsport

Lajme të ngjashme

Back to top button