Kuvend, u miratua ligji për arsim: Mësimdhënësit grevistë do të zëvendësohen

Parlamenti me procedurë të shkurtuar i miratoi ndryshimet në Ligjin për Arsimin fillor dhe të mesëm. Sipas nenit 3 të Ligjit, në rast të një greve drejtori detyrohet të sigurojë kushte për vazhdimësinë e procesit arsimor. Drejtori i shkollës, me pëlqimin paraprak të kryetarit të komunës dhe shkollave publike nga ministri është i detyruar të sigurojë punë të vazhdueshme edukative duke zëvendësuar punonjësit grevistë për kohëzgjatjen e grevës.

Për ministrin e arsimit Abdylaqim Ademi mësuesit rezervë janë në interes të nxënësve.

“Garantohet e drejta e grevës, garantohet vendi i punës dhe nuk ka asnjë suspendim, dhe nuk mund të ketë një gjë të tillë”, u shpreh Abdylaqim Ademi – ministër i arsimit.

Ligji kishte mbështetjen e OQPM-së por nuk morën përgjigje nga ministri i arsimit Abdylaqim Ademi si do gjejnë mësues rezervë nëse në grevë përfshihet numri më i madh i mësuesve.

‘A kemi kapacitet të zëvendësojmë aq mësues, mendoj se ky Nen i pazbatueshëm”, deklaroi Çedomir Sazdovski, OQPM.

Për Solza Gërçevën me këtë mënyrë legalizon penguesit e grevës dhe bën shkelje të Kushtetues dhe konventave ndërkombëtare.

‘Përse nuk është ulur me sindikatën e degëve për të biseduar para se ky nen të futet në Ligj’, u shpreh Solza Gërçeva, deputete.

Nga VMRO- DPMNE-ja porositën mësuesit ta shqyrtojnë vendimin për grevën e paralajmëruar ashtu edhe për grevat e ardhshme.

‘Në Bullgari mësuesit paguhen 250 euro, kurse në Rumani 150 euro. Ku janë mësuesit tanë me pagat? Mendoj se janë mbi këta vende fqinje që janë anëtare të BE-së’, tha Marija Angelosvka VMRO- DPMNE.

 

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button