fbpx

Në mesin e përmendoreve të reja edhe vrasësi masovik Andon Qoseto

Para pallatit të drejtësisë është venduar përmendorja e “vrasësit masovik” Andon Qoseto. Në histori Andon Qoseto njihet si terrorist i cili më urdhër të VMRO-së ka likuiduar turq, grekoman, serboman dhe tradhtarë të organizatës.

Ai ka qenë ndër terroristët më të njohur të VMRO-së. Se sa njerëz ka vrarë është vështirë të thuhet. Duke u bazuar në atë se çfarë ai thotë në kujtimet e tij bëhet fjalë për më shumë se dhjetëra të vrarë. Ka jetuar 100 vjet dhe po aq ka vrarë.

Ka zbatuar çdo urdhër të organizatës pa u hamendur. Shpesh ka vrarë edhe prej qejfi, shkruhet në një artikull të javores “Globus”.

Qoseto është takuar dhe ka qenë i njohur gati për gjithë revolucionarët maqedonas.

Emri tij i vërtetë, siç thuhet në tekstin e javores “Globus”, ka qenë Andon Lazov Janev, ndërkaq nofkën “Qoseto” e ka marr pasi është bërë pjesë e “komitave”.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close