Zhernovski: Ministri Popovski sillej në mënyrë skandaloze në samitin e NATO-s

Realiteti në Kardif flet se gjatë sesioneve Maqedonisë i është bërë me dije disa herë se nuk i plotëson kushtet për anëtarësim në Aleancë, informoi kryetari i Partisë Liberal Demokrate Andrej Zhernovski duke komentuar ngjarjet e fundit në samitin e NATO-s në Uells të Britanisë së Madhe.

“ Maqedonisë i është tërhequr vërejtja në pjesën e mosshfrytëzimit të fondeve të NATO-s për afirmimin e kapaciteteve mbrojtëse administrative, për përgatitjen me kohë të dokumentacioneve dhe raporteve për aktivitete ndërkombëtare lidhur me Aleancën, për injorimin dhe mospjesëmarrjen në konferencat e NATO-s, forumeve dhe aktivitete të tjera.

Sipas tij, në pjesën joformale të samitit, edhe në Kardif, delegacioni i Maqedonisë ka bërë përpjekje që të instalojë një realitet virtual për Maqedoninë dhe këtë nëpërmjet sjelljes skandaloze të Ministrit për punë të jashtme Nikolla Popovski, i cili sipas Zhernovskit, jo vetëm që nuk e ka ditur agjendën ka kërkuar nga vendet anëtare të formulojnë konkluzione të rrejshme për Maqedoninë në dokumentin përfundimtar.

“Ministri i vendit ka kërkuar që në konkluzione të theksohet se Maqedonia ka arritur progres në këtë proces dhe ka insistuar, që çështja e emrit të jetë pengesë e vetme për anëtarësimin tonë në NATO, për çka është lutur që në dokumentin përfundimtar të mbetet i pandryshuar konkluzioni për anëtarësim të Maqedonisë në NATO nga Bukureshti”, thotë lideri i PLD-së.
Zhernovski vlerëson se me këtë konkluzion NATO tani kërkon zgjidhjen e emrit në kuadër të Kombeve të Bashkuara, që do të thotë jo vetëm zgjidhja e çështjes së emrit dhe kjo nuk do të jetë i vetmi kusht për anëtarësim.

“Zoti Gruevski, a e dini se në Kardif keni marr as më pak e as më shumë se 113 detyra të reja të cilat duhet t’i kryeni ndaj Aleancës së NATO-s dhe kur opinionit maqedonas do t’i shpjegoni se si mendoni ato t’i zbatoni”, tha Andrej Zhernovski – kryetar i PLD-së

Lajme të ngjashme

Back to top button