fbpx

Millanoviq në takim me Gruevskin: Historia mund të kushtëzojë shumë çështje

Mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë mbizotërojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale të cilat zhvillohen në vazhdimësi dhe karakterizohen me bashkëpunimin shumëvjeçar dhe miqësinë në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë. Kështu deklaruan pas takimit dy kryeministrat, Nikolla Gruevski dhe homologu i tij kroat, Zoran Millanoviq, i cili është për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Kryeministrat e Maqedonisë dhe të Kroacisë gjatë bisedimeve janë fokusuar edhe në temën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“I hapëm të gjitha çështjet më të rëndësishme, këmbyem shumë përvoja, si në pjesën e ekonomisë, ashtu edhe në pjesën e rrugës drejt BE-së, dhe nënkuptohet në pjesën politike. Mund të them se ne edhe deri më tani edhe në të ardhmen Kroacinë do ta konsiderojmë si mike të Republikës së Maqedonisë. Do të vazhdojmë të punojmë edhe më tej në ruajtjen e marrëdhënieve të mira politike dhe përmes takimeve të këtilla të cilat i bëjmë përkohësisht të nivelit të lartë dhenë çfarëdo bashkëpunimi politik. Do të punojmë akoma më shumë në inkurajimin e kompanive tona dhe ofrimin e kushteve më të mira për bashkëpunimin e tyre,por edhe për pjesën e BE-së dhe NATO-s”, tha Gruevski.

Kryeministri Millanoviq mes tjerash theksoi se duhet të tejkalohet bllokada e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

‘Kur bëhet fjalë për çështjen politike e cila pengon Maqedoninë prej vitesh në NATO dhe vështirëson rrugën e saj drejt BE-së, këtu mund të ofrojmë vetëm miqësinë ndaj Maqedonisë dhe besoj se kjo është mjaft. Historia është diçka që nuk mund ta ndryshojmë, por ajo mund të kushtëzojë shumë çështje. Ne jetojmë në të tashmen, e di se kjo tingëllon si frazë, por Maqedonia është një shtet i vogël e cila nuk përbën kërcënim ndaj askujt.. ne nuk mund t’ia ndryshojmë qëndrimet Greqisë por mund të flasim…Maqedonia sa më shpejtë të ftohet në NATO megjithëse kjo nuk ndodhi as në Uells’, tha ai.

Kryeministri Gruevski pas takimit tha se është theksuar edhe gatishmëria dhe përkushtimi për zhvillimin e tyre të mëtejmë veçanërisht në pjesën e bashkëpunimit ekonomik.

“U pajtuam se ekziston potencial shtesë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, për thellimin e këmbimit tregtar që do të çonte drejt realizimit të qëllimit të përbashkët gjatë viteve të ardhshme, ndërsa ajo është që Kroacia të bëhet partner më i madh i Republikës së Maqedonisë në këmbimin tregtar”, tha Gruevski. /Mia

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close