Jashari takon përfaqësuesit e Komisionit të Venedikut për ndryshimet kushtetuese

Përfaqësuesit e Komisionit të Venedikut sot realizuan takim me ministrin e drejtësisë  Adnan Jashari, me ç’rast paraqitën sugjerimet dhe vërejtjet e tyre thuajse për të gjitha amendamentet kushtetuese të cilat propozohen nga Qeveria dhe  tanimë janë në procedurë parlamentare. Anëtarët e Komisionit të Venedikut vërejtjet e tyre, rekomandimet apo sugjerimet do ti përgatisin deri më 27 shtator, derisa do ti publikojnë në seancën e tyre të 10 tetorit. Ministri i drejtësisë Adnan Jashari lidhur me këtë u shpreh se  dikasteri i tij qëndrimin mbi vërejtjet e Komisionit të Venedikut do ta ndërtoj pasi këto rekomandime, vërejtje apo sugjerime të Komisionit të shpallen publikisht. 

“Ata kishin në një farë mënyrë vërejtje për të gjitha amendamentet kushtetuese. Në parim u dakorduam që pas mbledhjes apo seancës së Komisionit të Venedikut, të njëjtat qëndrime në formë të shkruar të shpallen dhe ti dorëzohen ministrisë së drejtësisë me çka ministria e drejtësisë do të bëj një analizë thelbësore dhe mbi bazën e kësaj analize do të marr qëndrime në lidhje me këto sugjerime, vërejtje apo rekomandime. Vërejtjet sugjerimet e Komisionit të Venedikut në aspektin formalo-juridik  nuk janë të obligueshme kanë karakter këshillëdhënës, megjithatë si një shtet që aspiron të jetë anëtarë i Unionit Evropian unë vlerësoj se duhet marrë parasysh qëndrimet dhe sugjerimet konstruktive”, deklaroi Adnan Jashari, ministër i drejtësisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button