fbpx

E drejta kushtetuese për të jetuar, reagojnë mjekët dhe pacientët

Fondi për sigurim shëndetësorë i Republikës së Maqedonisë që të kursej para ka vendosur kuotën e përshkrimit të barnave e cila deri para do kohe ishte 330.00 denarë, ndërsa tani 400.00 denarë për pikë.

Nëse mjekët amë e tejkalojnë këtë kuotë të përshkrimit të barnave atëherë vijojnë dënimet.

Nga organizata joqeveritare Horizont thonë se është jo-etike dhe johumane të ekzistojë një rregullore e tillë në një vend demokratik.

Sipas Horizont, kundër kësaj rregullore janë edhe mjekët dhe pacientët.

Ata thonë se mjekët ndonjëherë qëllimisht e tejkalojnë këtë kuotë në dobi të pacientëve dhe dënimi për këtë është i turpshëm.

Me Kushtetutë është e mbrojtur e drejta për të jetuar , mirëpo me rregulloren ligjore po vendoset në pikëpyetje jeta e qytetarëve, thonë mjekët.

Nga Horizont kërkojnë që Qeveria të intervenojë dhe ta fshi këtë dispozitë dhe të tregojë se në rend të parë është jeta e qytetarëve.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close