Vihet në shitje burgu i Titos, “Goli Otok” ku u burgosën shumë shqiptarë

Burgu i Titos në Kroaci është vënë në shitje. Ndërsa ish të burgosurit këmbëngulin se aty duhet të vendoset një memorial në kujtim të mijëra të burgosurve që kanë vuajtur dënimet deri në vitin 1956.

Shoqata “Goli Otok”  kërkon shpëtimin e ishullit në Adriatik që dikur mbante burgun e Titos, nga turizmi i ashpër, nga momenti që burgu është vënë në shitje nga shteti kroat.

Në ishull përfunduan rreth 13 mijë persona, komunistë të dhënë pas Rusisë dhe anti-komunistë deri në vitin 1956. Mes tyre kishte dhe shqiptarë.

400 prej tyre humbën jetën. Shoqatat dhe ish të burgosurit i kanë dërguar një letër qeverisë duke i kërkuar që burgu të kthehet në një memorial.

Kampi i punës u kthye në një burg ordiner në vitet 50, për tu mbyllur më pas në vitin 1989. Në korrik të këtij viti qeveria kroate vendosi ta nxjerrë në shitje së bashku me disa qindra prona të tjera publike. Shoqata “Goli Otok” dëshiron të ndalojë që burgu të bjerë në dorë të investuesve që do ta kthenin atë në hotel apo diskotekë.

Goli Otok2

Lajme të ngjashme

Back to top button