Eliminohen Rexhallari dhe Mitrov

Reprezentacioni i Maqedonisë në mundje ka mbetur pa asnjë garues në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tashken të Uzbekistanit. Mundësi shqiptari i KM Lirisë, Jasin Rexhallari humbi në paraqitjen e parë nga në kategorinë deri në 61 kg, nga mundësi bullgar Vladimir Vladimirov.

Rexhallari nuk ishte pjesë e kualifikimeve dhe filloi direkt në ndeshjet e 1/8 e finales, por nuk arriti ti kalon pasi u mposht me rezultat 14-4. kështu me vetëm një fitore Rexhallari ka përfunduar në pozitën e 17-të.

Më herët edhe Dejan Mitrov u mposhtë në 1/16 finalen me rezultat 5-2 nga mundësi rumin Gjorgje Bukur. Ndërkaq mundësi Boban Danov arriti të kalon rundën e parë ndërsa në të dytën pësoi në kategorinë deri 125 kg. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button