Guvernatori i arrestuar i Shqipërisë posedon vikend-shtëpizë në Mavrovë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, i cili të shtunën është arrestuar nga policia e Shqipërisë, ka një pasuri marramendëse, shkruajnë gazetat e Shqipërisë.

Pasuria e Fullanit shtrihet edhe në Maqedoni. Ai në Mavrovë posedon vilë me vlerë prej 250 mijë eurove.

Guvernator Ardian Fullani ka në pronësi një apartament 230 metra katrorë në Bllok, është duke ndërtuar një vilë në Farkë, ka në pronësi një vilë në Golem, ka në pronësi një vilë në fshatin e Samir Manes pas TEG-ut me vlerë rreth 1 milionë euro, komshi me Gjin Gjonin, një dyqan 400 metra katrorë te TEG me vlerë 800 mijë euro në emër të vajzës së tij, Fiona Fullani.

Bashkëshortja Arjana Fullani dhe e bija e tij, Fjona Fullani, i janë nënshtruar operacioneve për ngushtim stomaku dhe vendosje unaze në një prej spitaleve të Los Angeles në Amerikë me vlerën e 46 mijë dollarëve ameriaknë.

Fëmijët e tij tashmë të rritur, Fjona dhe Erik Fullani kanë ndryshuar rreth 21 kolegje dhe shkolla private në Shqipëri dhe disa vende evropiane ku kanë dështuar totalisht. Madje edhe pagesat e shtrenjta për shkolimin e vajzës në Universitetin Luigi Boçoni rreth 18 mijë euro në vit rezultuan fatale derisa pas shumë përpjekjesh të dy fëmijët u diplomuan në universitetin evropina të Henri Çilit në Tiranë”, shkruan Mane.

Një pasuri, që Fullanit do t’ja kishin zili edhe homologët e tij në vendet më të pasura të botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button