Ngatërrohet lëmshi për të fshehur financimin e përmendoreve të reja

Financimi i statujave të reja të vendosura në Shkup, del si një përzierje donacionesh duke përfshirë disa firma dhe kontributin e vetë skulptorëve që realizuan pesë përmendoret e reja.

As qyteti i Shkupit dhe as kryetari Koce Trajanovski, tani më kur përmendoret e reja kanë zënë hapësirat e gjelbra pranë institucioneve publike  nuk japin përgjigje se kush financoi ato.

Në Shkup janë vendosur përmendore të reja të heronjve maqedonas të cilat më parë kishin marrë lejen e Këshillit të Shkupit.

Skulptorja maqedonase autore e përmendores më të madhe në qendër të Shkupit, “Njeriu në Kalë”, autore edhe e dy përmendoreve atij të Nikolla Petrovit dhe Shën Lidijës, Valentina Stefanovska thekson se I ka punuar përmendoret pa kompensim.

Për dallim nga ajo, skulptorët e tjerë janë paguar për punën. Profesori Zharko Bashevski është autor i përmendores gjeneral Mihajllo Apostollovski.

“Të gjithë nga artistët ka marrë diçka. Dikush më pak e dikush më shumë, sa nuk mund të them sepse ajo është punë e ndarë”, tha Zharko Bashevski.

Siç theksojnë artistët në financimin e përmendoreve kanë marrë pjesë më shumë firma. Për një pjesë të opinionit dhe për opozitën I gjithë procesi është zhvilluar në rrethana të dyshimta, për shkak se këshilltarët e LSDM-së deri më tani kanë kërkuar disa herë nga qyteti I Shkupit që të marrë përgjigje për financuesit e përmendoreve të reja. LSDM dyshonte s mjetet janë lëshuar nga qeveria si financues i vetëm.

Përmendoret janë larë në “RZH Institut”. Ata theksojnë se disa firma janë inkuadruar në procesin e punimit

Nga qyteti I Shkupit as sot nuk janë prononcuar për atë se kush i ka punuar dhe sa kanë kushtuar përmendoret. Ata rekomandojnë që këtë ta tregojnë donatorët.

Këshilltarët e LSDM-së, kanë kërkuar që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit  komunal kjo çështje të jetë në rend dite.

Lajme të ngjashme

Back to top button