Benzina dhe dizeli nga mesnata gjysmë denarë më shtrenjtë

Çmimet e shitjes me pakicë e benzinës dhe dizelit prej sonte në mesnatë rriten për gjysmë denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me këtë vendim kryhet rritje e rafinerive dhe e shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,83 përkatësisht për 0,71 për qind.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të arrijë 78 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 79,50, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 66,50 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-10) nuk ndryshohett dhe mbetet 55 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së, për 0,540 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe tani do të arrijë 39,160 denarë për kilogram. Si arsye për rritjen e çmimit të derivateve të naftës nga KRRE-ja i potencojnë për 0,025 për qind çmimin mesatar më të lartë të naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëve të fundit dhe për 0,81 për qind kursin më të lartë të dollarit në raport me denarin.

Lajme të ngjashme

Back to top button