Dhjetë vendet ku ia vlen të emigrohet

Në vendin e parë qëndron Katari, i ndjekur nga Australia dhe Kuvajti. Ndërsa nga shtetet evropiane më të mira për të emigruar, renditen Holanda, Gjermania dhe Suedia.

Në periudhën e krizës që ka goditur vendin tonë, por në përgjithësi edhe të gjithë Evropën, Nicola Persico, profesor në Shkollën e Biznesit Kellogg të Universitetit Northwestern, ka bërë një klasifikim special të dhjetë vendeve ku ia vlen të emigrosh, në bazë të një studimi të veçantë ekonomik.

Në vendin e parë renditet Katari, ndërsa ai ndiqet nga Australia dhe Kuvajti. Nga Evropë janë vetëm Holanda, Gjermania dhe Suedia, ndërkohë që nga pjesë e tjera të botës, Shtetet e Bashkuara dhe Zelanda e Re. Top dhjetëshja është fryt i analizave të kryera mbi bazën e katër parametrave, konkretisht të: GDP ose PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) për frymë e vendeve; raportit borxh/GDP; indeksit të lirisë së biznesit (Heritage Foudation), ose të lehtësisë me të cilën ju mund të bëni biznes; dhe mbi bazën e parametrit të katërt i cili ka të bëjë me pranimin e emigrimit nga ana e vendit në të cilin duan të emigrojnë në bazë të Anketës Botërore të Vlerave.

1 – Ndoshta si për çudi, në vendin e parë, si më i miri për të emigruar, gjendet Katari, falë lulëzimit ekonomik, prej pasurisë së naftës.

2 – Adhurohet nga miliona njerëz në botë. Ajo qëndron në vendin e dytë mes vendeve ku ia vlen të emigrosh. Australia konfirmohet si vendi ideal për këdo që dëshiron të bëjë gati valixhet, në sajë të pranimit të lartë të emigrantëve (0.89), të lirisë së lartë ekonomike dhe borxhit të ulët publik.

3 – Është pjesë e Evropës, si vendi kryesor në mesin e shteteve në veri të saj, por që ende nuk e ka adoptuar euron. Suedia klasifikohet në vendin e tretë si vendi ku ia vlen të shkosh apo të emigrosh, falë lirisë së madhe ekonomike.

4 – Kuvajt Siti, kryeqyteti i Shtetit të Kuvajtit, është vendi i katërt më i mirë për të emigruar dhe kjo për shkak të borxhit të ulët publik dhe faktit se produkti i brendshëm bruto për frymë, është ndër më të lartët në botë.

5 – Në vendin e pestë (dhe në majën e vendeve aziatike) është Singapori. Ka GDP më të madhe të kontinentit dhe indeksin më të lartë të lirisë ekonomike, deri në 89.4. Megjithatë, indeksi i pranimit është vetëm 0.64 duke u paraqitur si një shqetësim për raportin borxh/GDP në 105%.

6 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqesin gjithmonë një vend të mirë emigrimi dhe në këtë klasifikim special konfirmohen si vendi i duhura për këdo që dëshiron të transferohet. SHBA-ja është në vendin e gjashtë, me një indeks të lirisë ekonomike prej 75,5.

7 – Është i vetmi vend evropian, (përveç Gjermanisë), i cili renditet në vendin e shtatë për sa i takon vlerës së emigracionit. Holanda shquhet për rezultate të shkëlqyera në të gjitha parametrat e marrë në konsideratë, në këtë renditje.

8 – Në vendin e tetë (i dyti vend i Evropës kontinentale i pranishëm në këtë renditje bashkë me Holandën) është Gjermania. Gjermania njihet si vendi evropian i cili i ka rezistuar më së miri krizës ekonomike. Ka disa emigrantë që sot kanë fatin të disponojnë leje qëndrimi afatgjatë, ose janë “rezidentë afatgjatë”, siç parapëlqehet të quhen, të cilët tashmë janë stabilizuar në Gjermani, apo Austri; dy vende që ose nuk janë prekur nga kriza ekonomike ose i rezistojnë ende asaj.

9 – Gjithmonë është konsideruar si vendi i dëshiruar nga shumë persona, e sidomos nga të rinjtë, Zelanda e Re gjendet në këtë top dhjetëshe me karakteristika të njëjta si Australia, edhe pse është në vendin e nëntë. Megjithatë, ajo ka një GDP për frymë prej 40,842 dollarësh, krahasuar me 67.468 e vendit të kangurëve.

10 – Tajvani renditet në vendin e dhjetë dhe të fundit të këtij klasifikimi duke u konsideruar si një vend i sigurt, ku mund të emigrohet për një periudhë të gjatë. Në fakt, ky vend garanton një pranim të lartë dhe një borxh të barabartë me 38.9% të prodhimit të brendshëm bruto./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. si duhet me marr info per ma shum per me shku ne keto vende dhe si duhet mu lajmru aka mundsi naj info

Back to top button