A ka fondacione që promovojnë islamin radikal në Maqedoni?

Ramadan Ramadani,  mohon ekzistimin e fondacioneve të cilët  kryejnë transaksione me mijëra euro për të promovuar dhe për të ndihmuar islamin radikal.

Për Dojçe Vele, Ramadani, thekson se këto janë spekulime. “Këto janë spekulime pretencioze për gjendjet në vend tjetër. Njëra prej dallimeve në krahasim të Kosovës dhe Maqedonisë është se këtu nuk ka organizata ndërkombëtare nga të gjitha begraundet fetare- edhe të asaj krishtere dhe myslimane, siç ishte rasti në Kosovë. Sipas kësaj, mendoj se nuk është proporcionale dhe adekuate që të trajtohen publikisht këto spekulime”, thotë Ramadani.

Nga MPB thonë se në vazhdimësi po ndjekin situatën. Në atë drejtim, sipas zëdhënësit Ivo Kotevski, në kuadër të ingerencave të veta, MPB bashkëpunon me institucionet tjera përkatëse në vend dhe me shërbimet nga vendet tjera.

Por, kur Reis ul Ulema haxhi Sulejman Rexhepi para një kohe publikisht ka kërkuar intervenim policor për kthim të kontrollit të BFI-së mbi xhaminë e Jahja Pashës dhe xhamisë Tutunsëz në Shkup, ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska i ka thënë se MPB nuk ka kompetenca të bëjë kontroll në xhami.

“Kërkuam nga organet kompetente qeveritare të na ndihmojnë duke respektuar ligjin, por ata nuk kryen punën e tyre. për këtë shkak, nëse ndodh diçka në xhaminë e Jahja Pashës dhe në Tutunsëz, për ne,ajo do të ndodh në MPb, e jo në objektet tona”, thotë kryetari i BFI-së.

“Supozoj se kryetari i BFI-së del me paralajmërime spektakulare dhe deklarata në kontekst për eventualisht rizgjedhjen e tij ose pozicionim atje ku aplikon për pozita”, i është përgjigjur Jankullovska.

Sipas Frosina Remenski nga Fakulteti për siguri në Shkup, në krahasim me fqinjët, në Maqedoni është evidente regjistrimi i relativisht më pak organizatave “të dyshimta” humanitare.

“Grupet joformale islame paraqiten para së gjithash në shtetet jofunksionale, ku institucionet e dobëta dhe joefikase në afat më të gjatë, në mënyrë indirekte ndikojnë në forcimin e islamizmit në shoqëri. Politika shtetërore e mos konfrontimit me ata, në masë të madhe është determinuar nga senzitiviteti i marrëdhënieve ndëretnike. Në atë kontekst, mungesa e masave energjike të kundërta nga ana e organeve shtetërore, në kontinuitet krijon parakushte për forcimin e kapaciteteve të tyre”, thotë Remenski.

Si të ndalet rruga e tendencave të këtilla? Sipas Remenskit, duhet të posedohet njohje nga kjo fushë, por edhe të bëhet dallim ndërmjet bindjeve fetare të islamistëve të cilat mbeten në sferën private dhe aktivizimit të drejtuar kah ndryshimet shoqërore-politike në shtet dhe veprimi me forcë.

Sipas burimeve kosovare, si rezultat i hetimit të madh të atjeshëm, “së shpejti duhet të dalin të dhëna të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë edhe me gjendjet në Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Back to top button