Shtet i poshtër

Para se të lexoni këtë shkrim, ju sugjeroj të kuptoni një gjë: shteti jemi ne. Ne jemi ata që votojmë, ne jemi ata që brohorasim e duartrokisim gënjeshtrat që na tregojnë me eufori nëpër mitingje ata me kmisha të shtrejta sa ne që e kemi rrogën mujore, ne jemi ata që pastaj frigohemi edhe të mendojmë që mos na lexojë mendimin shteti dhe pushteti. Ne jemi ata që duhet të mendojmë pak pas këtij shkrimi.

Ky shkrim ka qenë i titulluar më herët me titullin Na duhen bole, por i njejti në shumicën e vendeve të dërguara nuk u publikua. Po, titulli ishte i vrazhdë por jo më i vrazhdë se realiteti që mbretëron në Maqedoni. Nuk ishte më i vrazhd se konfliktet e përditshme ndëretnike. Nuk ishte më i vrazhdë se brenga e të rinjëve të cilët kanë mbaruar fakultetin dhe nuk kanë ku të punësohen. Nuk është më i vrazhdë se papunësia e cila arrin deri në 40%. Nuk është më i vrazhdë se varfëria e skajshme tek ne. Nuk është më i vrazhdë se mungesa e trimërisë, guximit dhe iniciativës për të ndryshuar këtë gjendje.

Mendoni më thellë, një fjalë mund të ju kthjellojë dhe të ju bëj më të vetëdijshëm, se sot kemi shumë çështje për të cilat duhet të veprojmë. Ky shkrim është si protestë për të gjithë ne, popullatën shqiptare në Maqedoni. Ne jemi më të vonuar në procesin e demokratizimit të mendjes dhe ideve. Jemi më pas se shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Para se të bëjmë diçka në terren që të ndryshojmë gjendjen, ne i kalojmë vendimet nëpër katalizatorin e frikës i cili është një frenues i tmerrshëm i asaj se çka duhet të bëjmë në realitet. Shembull për këtë kam përvojën personale në punën me lëvizjen qytetare Ne jemi Ju në Tetovë, kur aksion pas aksioni ne kishim pyetje nga moshatarët tanë, a nuk ju kërcënon dikush juve? Pse duhet të na kërcënoj dikush nëse ne bëjmë përpjekje të ndryshojmë çështje jetike për një qytet.

Kjo pyetje tregon se sa të tmerruar janë të rinjt, e kjo praktikë nuk të lejon të shikosh më larg se e nesërmja dhe jo më larg se varfëria, nëse jo varfëri materiale atëherë kjo varfëri është në ide dhe veprime. Për të vërtetuar atë se Kosova dhe Shqipëria kanë popullatë më demokratike se ne, atëherë duhet të ju përkujtoj juve aktivitetin e Vetvendosjes! dhe Partisë së Fortë në Kosovë. Protestat e një pas njëshme të Vetvendosjes! për tema sociale dhe kombëtare në Kosovë dhe pastaj ndryshimi ose ndalimi i vendimeve të dëmshme që lidhen me marrëveshjet me Sërbinë na japin rezultatin përfundimtar që jo vetëm anëtar dhe simpatizant të Vetvendosjes! në Kosovë por edhe qytetar të tjerë, të pavarur por të vetëdijshëm kanë marr pjesë në këto protesta dhe kanë penguar e ndaluar vendime të dëmshem për shtetin.

Nga ana tjetër lëvizja më gjeniale që mund të ekzistojë në Evropë, Partia e Fortë qeshi dhe përqeshte vendimet e deritanishme të politikanëve në Prishtinë dhe Kosovë. Është shumë jetike për demokracinë e një vendi që dikush të përdor humorin për të demaskuar përçmimin që politika i bënë qytetarëve. Të dyja këto lëvizje interesante morrën dhe gradualisht marrin mbështetje nga qytetarët e Kosovës ndërsa tek shqiptarët e Maqedonis një lëvizje politike më ndryshe se këto aktualet tani nuk mund të ekzistojë dhe të veprojë më shumë se një cikël zgjedhor. Nga ana tjetër, demokraci si të Shqipërisë nuk mund të gjejmë askund. Njerzit janë shumë të vendosur për gjërat që duan, e çmojnë të drejtën e fjalës dhe të protestës. Të gjithë këto të drejta i përdorin si mekanizma ndryshimi. E ndryshuan pushtetin dhe e ndaluan pushtetin e ri të veproj pa i pyetur. Qytetar me të gjitha tiparet e qytetërimit.

Për dallim nga Shqipëria, në Maqedoni ne jemi vetëm disa trupa që lëvizim dhe jetojmë vetëm për të kryer nevojat fiziologjike. Nuk është as ofendim e as i vrazhdë teksti por vetëm një nxjerrje në letër e asaj çka ndjej dhe çka mendoj. Asnjëherë nuk ia kam lejuar vetes vetëcenzurën por as edhe nuk kam ndjejt turp e frikë për atë që flas e shkruaj. Nuk dua të dukem si heroi i shqiptarëve të Maqedonisë por shkruaj për të kthjellur mendjet e atyre që nuk janë të futur nëpër labirintet e politikës, partive politike që si rrethe të errëta gëlltisin shpresat e njerëzve të rinj me ideale dhe pretendime që të kenë jetë të mirë dhe të më qetë se kjo sot.

Gjithçka fillon duke menduar me kokë të pastër, të pa ndikuar. Nuk është e lehtë të ndryshosh diçka por është e lehtë të mendosh se mund të ndryshohet, nuk është e lehtë të jesh para policisë nëpër protesta por është e lehtë të mendosh se policia dhe qeveria janë të paguara nga taksat tona. Nuk është e lehtë të gjuash godinën e Qeverisë me vezë por duhet ta dish se ato vezët që do ti bleni atëherë janë produkti i fundit që mund ta blesh me para, pasi atëherë je tretur, je harxhuar! Mos të ju vi situata deri këtu, të bleni dy vezët me 30 denarët e fundit dhe të hudhni në godinën Qeverisë por përdorni testikujt që ju ka dhënë natyra, njërën si guximin e tjetra si trimëri. Kujdeseni për veten dhe për ardhmërinë tuaj. Gjithçka është e mundshme.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button